Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshti Botanik në Sofje feston Ditën e Enjos me një pazar të bimëve medicinale

Foto: Facebook /@universitybotanicgardens

Më 24 qershor, Dita e Enjos, e njohur në Bullgari si festa e bimëve mjekësore, do të shënohet në Kopshtin Botanik Universitar - Sofje.

Do të ketë një pazar me bimë medicinale dhe aromatike dhe erëza gjatë gjithë ditës. Para mesditës, programi për fëmijë përfshin një orë mësimore "Botanistët eksplorojnë", tema është "Lulet e bimëve". Në orët e para të pasdites do të mbahet mësimi i parë i serisë së re "Shkolla e Hortikulturës për të rinj dhe të moshuar". Do të ketë gjithashtu një shëtitje botanike me një udhëzues, i cili do të prezantojë para vizitorëve bimët medicinale që rriten në kopsht.

Më shumë nga rubrika

Sofja zuri vendin e dytë në konkursin "Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës" për vitin 2023

Kryeqyteti bullgar Sofja u rendit i dyti në konkursin "Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës" për vitin 2023, duke ia lënë vendin e parë kryeqytetit estonez të Talinit. Zëvendëskryetarja e bashkisë Desisllava Bileva komentoi se Sofja ka përmirësuar..

botuar më 21-09-13 8.36.PD

Në fshatin Komarevo – për çfarë mjaftojnë 750 euro në vit

Fshati Komarevo gjendet në Bullgarinë Verilindore, vetëm në 10 kilometra në jug nga qyteti Provadia, në bregun e djathtë të lumit Gllavnica. Një vend, i cili nuk dallohet me ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por me siguri udhëtuesit nëpër rrugën..

botuar më 21-09-13 7.15.PD

Filloi regjistrimi zyrtar i popullsisë në Bullgari

Regjistrimi zyrtar i popullsisë filloi në mesnatë të 6 shtatorit duke u gdhirë   7 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 3 tetor. Në dhjetë ditët e para do të bëhet me vetë regjistrim elektronik, gjë pas së cilës do të kalojë në rrugën klasike – 27..

botuar më 21-09-07 1.26.MD