Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshti Botanik në Sofje feston Ditën e Enjos me një pazar të bimëve medicinale

Foto: Facebook /@universitybotanicgardens

Më 24 qershor, Dita e Enjos, e njohur në Bullgari si festa e bimëve mjekësore, do të shënohet në Kopshtin Botanik Universitar - Sofje.

Do të ketë një pazar me bimë medicinale dhe aromatike dhe erëza gjatë gjithë ditës. Para mesditës, programi për fëmijë përfshin një orë mësimore "Botanistët eksplorojnë", tema është "Lulet e bimëve". Në orët e para të pasdites do të mbahet mësimi i parë i serisë së re "Shkolla e Hortikulturës për të rinj dhe të moshuar". Do të ketë gjithashtu një shëtitje botanike me një udhëzues, i cili do të prezantojë para vizitorëve bimët medicinale që rriten në kopsht.

Më shumë nga rubrika

Violeta Ivanova

Sindikatat duan një rritje prej 17% të pagës minimale

Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur..

botuar më 21-09-20 12.26.MD

Shkenca bullgare ka një përfitim të rëndësishëm – anijen “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”

Ideja e Bullgarisë për të pasur një anije kërkimor-shkencore për të lundruar në Oqeanin Botëror dhe mbi të gjitha në Antarktidë është shumë e vjetër, që përpara 30-40 vjetëve. Me përpjekjet e studiuesve bullgarë në Antarktidë, Instituti Bullgar i..

botuar më 21-09-20 7.15.PD

Përse të gjitha rrugët në një lagje të Sofjes mbajnë emrat e qyteteve bullgare

Më 3 prill 1879 Sofja u shpall kryeqyteti i Bullgarisë. Festa e qytetit, emërtuar kishës “Shën Sofia” është më 17 shtator, kur Kisha Ortodokse feston Shën Dëshmoret Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria . Besnike me moton e saj “Rritet por nuk..

botuar më 21-09-17 9.00.PD