Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfaqësuesit e biznesit dhe qytetarët kërkojnë hapjen e Ilinden-Eksohi

Foto: BGNES

Sonte qytetarët bullgarë u mblodhën për të protestuar në rrugën Goce-Dellçev-Dramë. Arsyeja e pakënaqësisë së tyre është pika e mbyllur kufitare "Ilinden-Eksohi". Pasi dështuan përpjekjet e autoriteteve rajonale në dy rajonet kufitare për të gjetur një zgjidhje të problemit, biznesi dhe shoqëria i bënë thirrje shtetit bullgar për të ndërhyrë urgjentisht.

Përveç transportit të rëndë, janë prekur të gjithë ata që planifikojnë pushimet e tyre verore në këtë rajon të Greqisë. Protestuesit kërcënojnë se nëse nuk ka reagim të shpejtë dhe negociata efektive në nivelin diplomatik midis dy vendeve anëtare të BE, do të vijojë një bllokim i pikës kufitare Kullata.