Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushuesit në Bullgari nuk do të mund të votojnë më 11 korrik

Rosica Mateva
Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ vendosi që njerëzit që do të pushojnë më 11 korrik, kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, dhe nuk kanë adresë të regjistruar në vendpushimin përkatës nuk do të mund të votojnë. Arsyeja është se nuk ka procedurë për regjistrim të lehtësuar në një adresë të përkohshme, shpjegoi Kryetarja e KQZ-së Rosica Mateva. Ligji për Regjistrimin Civil ofron një mundësi të tillë. Por në praktikë, procedura është e pazbatueshme, duke përfshirë paraqitjen e një kërkese për votim në internet në adresën aktuale të vendpushimit, tha Mateva.

KQZ vuri në dukje se afati i fundit për dorëzimin e deklaratave për votim në adresën aktuale përfundon të shtunën, më 26 qershor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Strukturat PP-DB do të vendosin se si do të procedojnë me mandatin e dytë

Sipas marrëveshjes për qeverisje sipas parimit të rotacionit mes PP-DB-së dhe GERB-SDS të 9 muajve më parë, duhej të ndërroheshin vetëm kryeministrat, ndërsa ministrat – të ndërroheshin me marrëveshje të ndërsjellë të dy kryeministrave me..

botuar më 24-03-25 5.38.MD

Dy punonjës të policisë kufitare janë ndaluar pasi kanë marrë ryshfet nga dy shqiptarë

Dy policë kufitarë bullgarë janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet prej 150 eurosh nga dy shqiptarë në pikën kufitare “Gjueshevo” në kufirin me Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondenti i BNR, Kirill Falin. Edhe dy shqiptarët janë ndaluar. Rasti është..

botuar më 24-03-25 1.43.MD
Maria Gabriel

Maria Gabriel u tërhoq zyrtarisht nga kandidatura për kryeministre

Maria Gabriel paraqiti një kërkesë në zyrën e Kuvendit Popullor se nuk do të marrë pjesë në procedurën parlamentare për zgjedhjen e kryeministrit dhe nuk do të propozojë strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Në një njoftim nga qendra e..

botuar më 24-03-25 11.23.PD