Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria këmbëngul në zgjidhje të qëndrueshme evropiane të sfidave para integrimit evropian të Shkupit

Foto: mfa.bg

Pozita e vendit tonë mbi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut është konsekuente dhe e qartë, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Politika e zgjerimit të BE duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në Bashkim. Pala bullgare këmbëngul në garanci të besueshme se interesat tona themelore nuk do të shkelen. Praktika e shkeljes së të drejtave të njerëzve me vetëdije bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalet, thuhet në pozitë. Pavarësisht nga sfidat, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zhvillojnë marrëdhënie të plota në të gjitha fushat të bazuara në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Zbatimi efektiv i Marrëveshjes duhet të jetë ndër kriteret në Kornizën Negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pala bullgare shpreh gatishmërinë e saj për një dialog konstruktiv gjatë Presidencës së ardhshme sllovene, si dhe gjatë Presidencave të ardhshme të Këshillit të BE-së, për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që padyshim do të jetë në dobi për të gjithë rajonin dhe për të ardhmen e tij evropiane, theksohet në përfundim në pozitën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Më shumë nga rubrika

A do të ketë Bullgaria qeveri pas zgjedhjeve të radhës këtë vit?

Seanca e parë e përbërjes së re të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor do të mbahet më 3 dhjetor, njoftoi shërbimi për shtyp i Kreut të Shtetit. Ndërkohë përfundoi raundi i parë i bisedimeve për formimin e qeverisë së koalicionit me mandat..

botuar më 21-11-30 7.15.PD
Në Liceun Teorik Bullgar “Vasill Levski” në Kishinau

Nënpresidentja Ilijana Jotova – midis mandatit të vjetër dhe atij të ri

Mungesa e dialogut me dy institucionet e tjera të rëndësishme në vend - Kuvendin Popullor dhe Këshillin e Ministrave, ka penguar zbatimin e shumë ideve të Presidentit dhe Nënpresidentit në lidhje me politikat për bullgarët jashtë vendit. Kjo u bë e..

rinovuar më 21-11-29 12.38.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një koalicion i gjerë do të shpëtojë Rumaninë nga kriza Të dy partitë më të mëdha në Rumani ranë dakord për formimin e një qeverie. Kështu kapërcehet kriza tremujore politike, e cila bllokon përpjekjet e vendit të vonojë pandeminë e..

botuar më 21-11-26 2.19.MD
Подкасти от БНР