Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria këmbëngul në zgjidhje të qëndrueshme evropiane të sfidave para integrimit evropian të Shkupit

Foto: mfa.bg

Pozita e vendit tonë mbi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut është konsekuente dhe e qartë, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Politika e zgjerimit të BE duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në Bashkim. Pala bullgare këmbëngul në garanci të besueshme se interesat tona themelore nuk do të shkelen. Praktika e shkeljes së të drejtave të njerëzve me vetëdije bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalet, thuhet në pozitë. Pavarësisht nga sfidat, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zhvillojnë marrëdhënie të plota në të gjitha fushat të bazuara në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Zbatimi efektiv i Marrëveshjes duhet të jetë ndër kriteret në Kornizën Negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pala bullgare shpreh gatishmërinë e saj për një dialog konstruktiv gjatë Presidencës së ardhshme sllovene, si dhe gjatë Presidencave të ardhshme të Këshillit të BE-së, për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që padyshim do të jetë në dobi për të gjithë rajonin dhe për të ardhmen e tij evropiane, theksohet në përfundim në pozitën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Tension në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës Për shkak të vendimit të Prishtinës për të detyruar shoferët me targa serbe të vendosin targa të përkohshme të Kosovës kur hyjnë në vend, lindi një tension nëpër pikat kufitare midis..

botuar më 21-09-24 1.37.MD

Mbështetja për "Po e vazhdojmë ndryshimin" do të vijë nga zgjedhës të ndryshëm ideologjikisht

Formacioni i ri politik rreth ish-ministrave të financave dhe të ekonomisë në qeverinë e dytë teknike të Rumen Radev it deklaroi dëshirën e vet të jetë një nga faktorët në përbërjen e ardhshme të Kuvendit Popullor.   Dëshira e tyre për të vazhduar..

botuar më 21-09-20 2.45.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Bruksel ka rezerva ndaj iniciativës regjionale “Ballkan të Hapur” Administrata e Brukselit vlerëson negativisht nismën për “një mini Shengen” ose “Ballkan të Hapur” të liderëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë dhe mendon, se ajo..

botuar më 21-09-17 2.33.MD