Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristina Karageorgieva: Klasa e mesme në Bullgari kërkon kthimin e shtetit mbrapsht

Hristina Karageorgieva
Foto: arkiv personal

Zgjedhjet parlamentare përpara afatit më 11 korrik duhet të çojnë deri në formimin e një kabineti të përgjegjshëm dhe transparent me  një kërkesë të qartë për gjërat e rëndësishme për Bullgarinë. Një prej tyre është tërheqja e shtetit nga qarqet e korruptuara. Në këtë është kategorike Hristina Karageorgieva, e cila jeton në Holandë që nga viti 2001. Ajo është ish kolegia jonë nga redaksia angleze e Radio Bullgarisë dhe përtej kufirit po vazhdon të punojë në fushën e përkthimit. Ajo tregon se asnjëherë nuk e ka shkëputur lidhjen me atdheun dhe po kështu nga afër i ndjek ngjarjet në Bullgari. Ka votuar dhe në zgjedhjet e rregullta më 4 prill, në këto të ardhshmet do të japë përsëri votën e saj. Sipas saj problemi bazë për vendin tonë është mungesa e sundimit të ligjit, e cila çon në mbytjen e lirive civile, politike dhe ekonomike në vend dhe e kthen atë në më të varfrin në Bashkimin Evropian. Prandaj, mendon ajo, veprimet e kabinetit teknik, përfshi dhe ndërrimi në masë të njerëzve në pozita kyçe, janë në rregull, mjafton që ato me të vërtetë të çojnë në reformat e shumëpritura:

“Aktualisht situata në Bullgari është mjaft e vështirë, por kjo nuk është një gjë e papritur. Ajo, të cilën nuk mundëm ta realizojmë në fillimin e tranzicionit, na ndjek dhe sot e kësaj dite. Mungesa e lustracionit çoi në marrjen e institucioneve shtetërore nga njerëz të afërt me nomenklaturën e pushtetit, duke kompromentuar dhe korruptuar shtetin, duke e kthyer pushtetin politik në ekonomik dhe anasjelltas. Rezultati nga e gjithë kjo është se sot kemi një oktapod shumë të vështirë për tu zbërthyer. Por, në ndryshim nga vitet 90 të shekullit të 20, disponojmë me një klasë të mesme të porsalindur, e cila nuk do që të jetojë kështu, ajo e do shtetin si dhe institucionet e tij mbrapsht. Prandaj dhe përpjekjet e qeverisë teknike filluan që aty”, tregon Hristina Karageorgieva.

Sipas saj, në mëngjesin e 12 korrikut do të zgjohemi jo më pak të hutuar, sesa jemi dhe sot, për arsyen e thjeshtë se, koha midis të dyja votimeve është tepër e shkurtër. Edhe sikur të ketë njëfarë dallimesh në rezultate, kthesa dramatike nuk priten, që aty dhe formimi i një kabineti të ri do të dalë përsëri një detyrë mjaft e ndërlikuar. Sipas bashkatdhetares sonë, varianti më i mirë është që partitë dhe koalicionet, të cilët paraqiten në zgjedhjet me dëshirë për ndryshim dhe dashuri ndaj vendit tonë, të marrin përgjegjësinë dhe të provojnë të formojnë një qeveri në emër të Bullgarisë.

Nëse në zgjedhjet parlamentare gjatë muajit prill bullgarët jashtë shtetit mundeshe të votojnë në 464 seksione zgjedhore, gjatë muajit korrik ata do të kenë mundësi të ushtrojnë votën e tyre në numrin rekord prej 784 seksioneve. A do të çojë kjo në një numër më të madh votash që atje?

“Është pak e vështirë për tu llogaritur derisa njerëzit, të cilët votuan jashtë shtetit në zgjedhjet e mëparshme, nuk do të jenë kthyer ose të kenë ardhur për pushime në Bullgari gjatë kohës së votimit të ardhshëm.

Pikëpyetja tjetër e madhe është deri në çfarë mase do të ketë rrjedhje votash për faktin se energjia e protestës, e cila lindi verën e kaluar, është kthyer në një protestë të vetmuar, të shprehur në zgjedhjen gjatë muajit prill.”

Debate të shumta në shoqëri shkaktoi vendimi i Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor për një votim krejtësisht me makina në seksione me 300 e më shumë zgjedhës. Hristina Karageorgieva është e bindur se, shkak për shqetësime nuk ka, kurse procesi i numërimit në qendrat e votimit  do të bëhet më transparent.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD