Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dënon gjuhën e urrejtjes në Shkup

Foto: mfa

Ministria e Jashtme bullgare dënoi ashpër deklaratën e Dragan Gyrovskit nga VMRO-DPMNE, në të cilën iu drejtuan Bullgarisë dhe bullgarëve kualifikime fyese dhe vulgare në një miting në Shkup. Deklarata në fjalë vlerësohet si një nxitje e qëllimshme e urrejtjes. Provokime të tilla bien ndesh me të gjitha parimet dhe normat themelore evropiane. Bullgaria pret që qeveria në Shkup të diferencohet kategorikisht dhe të ndërmarrë veprimet e premtuara për të kundërshtuar shfaqjet publike të urrejtjes kundër Bullgarisë, theksohet në pozitën e Ministrisë.

Ministri i Jashtëm slloven Anzhe Logar tha se një nga vizitat e tij të para do të jetë në Bullgari për shkak të vetos së Sofjes mbi fillimin e negociatave për pranimin e Shkupit në BE.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Ato do të jenë më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Juglindore. Por para mesditës reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga Juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 21-12-03 6.05.MD
Mariana Vasileva

Një bullgare u bë Zëvendësministre e Sportit në Azerbajxhan

Mariana Vasileva është zëvendësministrja e re e Rinisë dhe Sportit në Azerbajxhan. Ajo u emërua në këtë post personalisht nga Presidenti Ilham Aliev. Bullgarja që prej vitesh jeton dhe punon në vend. Që nga viti 2009 ajo është kryetrajnere e..

botuar më 21-12-03 4.23.MD

Qytetarë protestues mirëpritën deputetët e rinj

Ambientalistët organizuan një protestë gjatë hapjes zyrtare të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. “Greenpeace” i priti deputetët me një shishe "Ujë me qymyr" për të tërhequr vëmendjen e tyre për efektin negativ të nxjerrjes së qymyrit..

botuar më 21-12-03 12.48.MD
Подкасти от БНР