Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është gati të fillojë menjëherë negociatat me Shqipërinë për aderimin e saj në BE

Foto: mfa.bg

Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev mirëpriti përparësitë e Presidencës Sllovene të Këshillit të BE-së, e cila filloi më 1 korrik 2021, dhe shprehu shpresën se në 6 muajt e ardhshëm ato do të mundësonin kërkimin e zgjidhjeve të duhura për një Evropë më të mirë dhe më të prosperuar.

Lidhur me politikën e zgjerimit të BE-së, Stoev tha se Bullgaria është e gatshme të fillojë menjëherë procesin e negociatave me Shqipërinë. Për Maqedoninë e Veriut ai tha se Bullgaria është e hapur për dialog, por ai duhet të jetë konstruktiv, dashamirës dhe të mbështetet te besimi tashmë i humbur.