Kombëtarja bullgare e futbollit do të humbasë tre pozicione në rinovimin e renditjes së FIFA në fund të qershorit, duke rënë nga pozicioni i 71-të në atë të 74-të. Ky rezultat vjen pasi "luanët" bullgarë përfunduan në barazim me Sllovakinë, por humbën ndaj Rusisë dhe Francës. Kështu, pas rinovimit të renditjes, bullgarët do të tejkalohen nga skuadrat e Emirateve të Bashkuara Arabe, Kinës dhe Panamasë. Në krye do të mbetet kombëtarja e Belgjikës, njoftoi BNT.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..