Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha 421 makinat e votimit jashtë vendit u furnizuan

| rinovuar më 21-07-05 6.26.MD
Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Të gjitha 421 makinat e votimit u furnizuan jashtë vendit dhe u dërguan në misionet diplomatike dhe konsullore. Kjo u bë e qartë nga një konferencë shtypi dhënë nga Ministri i përkohshëm i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev.

Gjatë kësaj jave, makineritë do të furnizohen në seksionet përkatëse dhe do t'u dorëzohen punonjësve të autorizuar.

Për momentin, seksionet jashtë janë dy herë më shumë sesa në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill, tha Stoev. Ai falënderoi komunitetet bullgare jashtë dhe theksoi se ata janë një partner i vlefshëm në organizimin e zgjedhjeve.

Ministri Stoev gjithashtu vuri në dukje disa probleme specifike në lidhje me zgjedhjet jashtë vendit, për të cilat pritet një vendim i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Njëra prej tyre është se përbërja përfundimtare e komisioneve sektoriale të zgjedhjeve nuk është aprovuar ende. Një problem tjetër është se këta njerëz nuk janë trajnuar nga KQZ. “Për fat të keq, nuk ka udhëzime metodologjike”, shtoi Stoev.

Bullgarët do të mund të votojnë në këto zgjedhje në këndet më të largëta të botës:

Seksioni më perëndimor nga gjithsej 782 seksionet në 68 vende do të jetë në San Francisko, SHBA, ai më lindor - në Auckland, Zelanda e Re, ai më verior - në Tromso, Norvegji dhe seksioni më jugor - në Christchurch, Zelanda e Re.

Do të mund të votojnë edhe bashkatdhetarët tanë që nga Tokioja e Japonisë, përmes Nigerisë, Bavaros në Republikën Dominikane e gjer tek Argjentina, Surguti në Rusi dhe Afrikën e Jugut.

Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi 380 persona jashtë vendit dhe 2530 njerëz u propozuan nga komunitetet bullgare dhe përfaqësimet tona të huaja si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve.

Rreth 1 350 njerëz janë propozuar nga partitë politike si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve jashtë, tha Ministri Stoev në konferencën në fjalë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD