Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shtruarit në spital me Covid-19 tani janë më pak se 1000

Foto: arkiv

87 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.6 për qind e 14 174 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 14. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë është 8196. Të shtruarit në spital janë nën 1000. Në objektet e trajtimit të koronavirusit mjekohen 961 pacientë. 111 janë në njësitë e kujdesit intensiv, që është gjithashtu një rënie. 2 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. 306 u raportuan se u shëruan.

11 712 u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i dozave të dhëna është 1 810 576. Me imunizim të përfunduar janë 830 261 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 tetorin

Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë mjegull ose re të ulëta në disa vende në ultësira. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 16 dhe 21 gradë, për Sofjen deri në 16 gradë. Mbi bregdetin e Detit të Zi do të..

botuar më 21-10-19 8.05.MD

Mbërriti ambulanca neonatale për fëmijët në Plovdiv dhe rajon

Ambulanca neonatale, e blerë me ndihmën e fushatës "Kapakë për të ardhmen" , mbërriti në Plovdiv. Automjeti mjekësor iu dhurua departamentit të urgjencës të Spitalit Universitar “Plovdiv”. Për blerjen e ambulancës me vlerë 200 000 leva kishte nevojë..

botuar më 21-10-19 7.08.MD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Vaksinat janë mbrojtja e vetme që kemi për momentin

"Të gjithë janë të lirë të marrin vendime për veten e tyre, por vaksinat janë mbrojtja e vetme që kemi për momentin," tha Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në qytetin Pernik në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kontrollin e përhapjes së..

botuar më 21-10-19 4.56.MD