Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shtruarit në spital me Covid-19 tani janë më pak se 1000

Foto: arkiv

87 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.6 për qind e 14 174 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 14. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë është 8196. Të shtruarit në spital janë nën 1000. Në objektet e trajtimit të koronavirusit mjekohen 961 pacientë. 111 janë në njësitë e kujdesit intensiv, që është gjithashtu një rënie. 2 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. 306 u raportuan se u shëruan.

11 712 u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i dozave të dhëna është 1 810 576. Me imunizim të përfunduar janë 830 261 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Ministri Svetllan Stoev

Svetllan Stoev: Konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze

Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e..

botuar më 21-12-02 1.02.MD

Ekspertët ndërkombëtarë konstatuan shkelje në zonën e aksidentit në autostradën Struma

Nga ekspertiza e gjendjes së rrugës para se të ndodhë aksidenti i rëndë me autobusin maqedonas në autostradën Struma të Bullgarisë, e kryer nga një auditim ndërkombëtar, u konstatua se parmakët e sigurisë nuk janë vendosur në përputhje me kërkesat...

botuar më 21-12-02 11.18.PD
Ministri Valeri Bellçev

Deri në fund të vitit Bullgaria nuk do të marrë hua të reja

Kufiri i borxhit të Bullgarisë është 2,25 miliardë euro dhe deri më tani kemi tërhequr 1,9 miliardë euro, njoftoi Ministri në detyrë i Financave Valeri Bellçev në rubrikën “Pushteti po flet! Haptazi të programit “Horizont” të BNR-së." Sipas..

botuar më 21-12-02 10.10.PD
Подкасти от БНР