Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shtruarit në spital me Covid-19 tani janë më pak se 1000

Foto: arkiv

87 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.6 për qind e 14 174 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 14. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë është 8196. Të shtruarit në spital janë nën 1000. Në objektet e trajtimit të koronavirusit mjekohen 961 pacientë. 111 janë në njësitë e kujdesit intensiv, që është gjithashtu një rënie. 2 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. 306 u raportuan se u shëruan.

11 712 u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i dozave të dhëna është 1 810 576. Me imunizim të përfunduar janë 830 261 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Për në Maqedoninë e Veriut u nis edhe i mbijetuari i fundit nga aksidenti me autobusin maqedonas

Sot u nis nga Klinika e Neurokirurgjisë e Spitalit të Urgjencës “Pirogov” në Sofje pacienti i fundit nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik me autobusin e një kompanie nga Maqedonia e Veriut në autostradën Struma. Një ekip mjekësor nga Maqedonia..

botuar më 21-12-01 3.05.MD

Përqindja e infeksioneve të reja Covid po rritet

2681 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 10 për qind e 26 864 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Përqindja e mostrave pozitive u rrit me më..

botuar më 21-12-01 9.14.PD

Parashikimi i motit për 1 dhjetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në 2 gradë në rajonin e Burgasit. Temperaturat më të ulëta do të jenë në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore, ndërsa në Sofje në mëngjes priten temperatura minus 8. Gjatë ditës..

botuar më 21-11-30 8.00.MD
Подкасти от БНР