Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shtruarit në spital me Covid-19 tani janë më pak se 1000

Foto: arkiv

87 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.6 për qind e 14 174 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 14. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë është 8196. Të shtruarit në spital janë nën 1000. Në objektet e trajtimit të koronavirusit mjekohen 961 pacientë. 111 janë në njësitë e kujdesit intensiv, që është gjithashtu një rënie. 2 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar në 24 orët e fundit. 306 u raportuan se u shëruan.

11 712 u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i dozave të dhëna është 1 810 576. Me imunizim të përfunduar janë 830 261 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Numri më i lartë ditor i të infektuarve të rinj që nga fillimi i pandemisë

12 399 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 11 049 një ditë më parë. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të reja që nga fillimi i pandemisë. Mbi 76 për qind prej të infektuarve nuk janë të imunizuar...

botuar më 22-01-26 8.54.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin

Mëngjesin e së mërkurës me erë të lehtë veriperëndimore, vranësirat do të rriten në shumë rajone të Bullgarisë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në minus 13 gradë, për Sofjen rreth minus 12 gradë. Gjatë ditës do të mbajë..

botuar më 22-01-25 8.25.MD

Bullgarët jashtë nuk duan të kthehen në shtëpi

Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit nuk kanë ndërmend të kthehen përgjithmonë në vendin tonë, tregojnë rezultatet e një anketimi të komunitetit global të bullgarëve në mbarë botën “Tuk-Tam” (Aty-Këtu). Ata prej tyre që ende e lejojnë një mundësi të..

botuar më 22-01-25 7.34.MD
Подкасти от БНР