Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të sapo infektuarve me koronavirus është në rënie

Foto: arkiv

Numri i të sapo infektuarve me koronavirus është në rënie për të tretën ditë me radhë. 60 janë rastet e reja në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 0.49 për qind e më shumë se 12 200 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.

Shumica e të infektuarve 12 janë në Sofje dhe në Plovdiv - 8. Në 10 rrethe nuk ka raste të reja.

Pacientët e regjistruar aktivë me Covid-19 janë 8108. Të shtruarit në spital janë 959 pacientë. 113 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 2 persona me koronavirus të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 146 pacientë u raportuan të shëruar.

12 842 u vaksinuan të mërkurën. Numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 1 823 403.  Me imunizim të përfunduar janë 836 153 persona.


Më shumë nga rubrika

Rosica Mateva

Nuk do të kërkohet certifikatë e gjelbër për zgjedhjet e 14 nëntorit

"Nuk do të kërkohet certifikatë e gjelbër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale më 14 nëntor." Këtë e deklaroi në një brifing zëdhënësja e KQZ-së Rosica Mateva, transmetoi BGNES. Gjatë votimit jashtë vendit do të respektohen..

botuar më 21-10-21 3.19.MD
Hristo Aleksiev

Bullgaria mori kryesimin e TRACECA

Ministri i Transportit Hristo Aleksiev pranoi në emër të Bullgarisë mandatin e presidencës së nismës TRACECA për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Evropë - Kaukaz - Azi. “Prioritetet tona kryesore janë heqja e barrierave..

botuar më 21-10-21 2.02.MD

Era e fortë vonon shkarkimin e anijes “Vera Su”

Kushtet meteorologjike në rajonin e zonës së mbrojtur “Jajllata” janë përkeqësuar nga një erë e fortë jugperëndimore. Kjo vonon fillimin e transferimit të ngarkesës së rrezikshme nga anija e mbytur “Vera Su”. Ureja tashmë është lëngëzuar në..

botuar më 21-10-21 12.37.MD