Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veçoritë historike të procesit zgjedhor në Bullgari

Foto: arkiv

Ruleta zgjedhore po rrotullohet përsëri. Shtetasit bullgarë zgjedhin deputetë për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor. Procesi demokratik zgjedhor në vendin tonë ka traditat e veta. Që në vitin 1879 pak pas Çlirimit nga zgjedha osmane, Bullgaria kishte një legjislacion modern zgjedhor të hartuar sipas standardeve të Evropës, thekson Dr. Svetosllav Zhivkov, kryeasistent në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”.  Në praktikën fillestare zgjedhore bullgare ishte tepër delikate çështja për formimin e zyrave zgjedhore ku votimi zhvillohej në mënyrë direkte. Si zgjidheshin ata të cilët duhej të organizonin procesin zgjedhor dhe çfarë ishte aktiviteti zgjedhor në fillim të shekullit XX mund të lexoni KËTU.

Sot për herë të parë zgjedhësit bullgarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit detyrimisht me makina. Sidoqoftë fletët e votimit nuk hyjnë në histori. Më se 7 milion fleta të votimit u shtypën për seksionet me më pak se 300 zgjedhës, si dhe për sigurim në rast ndonjë avarie me makinat. Kur u aplikuan fletëvotimet e para të shtypura dhe sistemi proporcional zgjedhor dhe çfarë do të thotë preferenca e shumëfishtë negative? – tregon pjesa e dytë e intervistës së Dr. Svetosllav Zhivkov.

Pasqyra e karakteristikave historike të procesit zgjedhor në vendin tonë në mënyrë logjike na çon në kohën e socializmit dhe në ringjalljen e proceseve demokratike që pësoi në fund të shekullit XX. Si zgjidheshin parlamentet në një regjim pa parti dhe a arritën politikanët pas vitit 1989 t’u japin vazhdimësi traditave demokratike? – shpjegon pjesa e tretë e botimit “Bullgarët nuk votojnë që nga dje” nga koleksioni i Radio Bullgarisë. 

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është e Shtuna e Shpirtrave, ne nderojmë kujtimin e të afërmve tanë të ndjerë

Të shtunën para së Djelës së të Lidhurit të Mishit bullgarët ortodoksë përkujtojnë të vdekurit. Është një nga tre të Shtunat e Shpirtrave që të krishterët orthodoksë festojnë çdo vit, para fillimit të Krishtlindjeve, Kreshmës së Madhe dhe Pendikostisë...

botuar më 24-03-09 8.10.PD

Nderojmë kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes

Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..

botuar më 24-02-26 3.52.MD

151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit

Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..

botuar më 24-02-19 5.05.PD