Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraqitën planin kombëtar për luftimin e pandemisë

Dr. Stojço Kacarov
Foto: BGNES

Nëse vaksinimi nuk përfundon deri në fund të verës, do të ketë një valë të re pandemike, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov në prezantimin e planit kombëtar për të trajtuar Covid-19. “Skenari më i keq është vala që kemi pasur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti”, tha Dr. Kacarov.

Plani parashikon katër nivele - jeshile, të verdhë, portokalli dhe të kuqe, të ndara sipas kritereve, dhe në secilin nivel do të ketë masa specifike dhe reagime të autoriteteve shëndetësore. Plani do t’u dërgohet të gjitha institucioneve në mënyrë që ata të jenë të gatshëm ta zbatojnë atë nëse është e nevojshme. Kopshtet janë planifikuar të mbyllen vetëm në fazën e fundit, por ato do të punojnë për fëmijë me prindër të imunizuar dhe me personel të imunizuar.


Më shumë nga rubrika

Kapakë për të ardhmen

Fushata “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të foshnjave

Ditën e diele më 17 tetor nga ora 09.00 deri në orën 17.00 në sheshin e kryeqytetit “Aleksandër Batenberg” do të mbahet fushata e radhës bamirëse “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të bebeve në Bullgari. Ata që dëshirojnë mund ta mbështesin duke..

botuar më 21-10-17 6.05.PD
Rodopet

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Gjatë natës së premtes duke u gdhirë e shtuna do të mbetet me vranësira dhe shi. Në disa rajone reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 në 11 gradë. Të shtunën shirat do të vazhdojnë, në shumë vende në..

botuar më 21-10-15 8.00.MD
Universiteti Agrar në Plovdiv

Në Plovdiv hapet qendra bullgaro-kineze për trajnimin bujqësor

Një qendër trajnimi bullgaro-kineze hapet në Universitetin Bujqësor në Plovdiv. Qëllimi i projektit, i quajtur LuBanWorkshop, është të promovojë bashkëpunimin midis universiteteve dhe bizneseve bujqësore midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore..

botuar më 21-10-15 5.22.MD