Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraqitën planin kombëtar për luftimin e pandemisë

Dr. Stojço Kacarov
Foto: BGNES

Nëse vaksinimi nuk përfundon deri në fund të verës, do të ketë një valë të re pandemike, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov në prezantimin e planit kombëtar për të trajtuar Covid-19. “Skenari më i keq është vala që kemi pasur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti”, tha Dr. Kacarov.

Plani parashikon katër nivele - jeshile, të verdhë, portokalli dhe të kuqe, të ndara sipas kritereve, dhe në secilin nivel do të ketë masa specifike dhe reagime të autoriteteve shëndetësore. Plani do t’u dërgohet të gjitha institucioneve në mënyrë që ata të jenë të gatshëm ta zbatojnë atë nëse është e nevojshme. Kopshtet janë planifikuar të mbyllen vetëm në fazën e fundit, por ato do të punojnë për fëmijë me prindër të imunizuar dhe me personel të imunizuar.