Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraqitën planin kombëtar për luftimin e pandemisë

Dr. Stojço Kacarov
Foto: BGNES

Nëse vaksinimi nuk përfundon deri në fund të verës, do të ketë një valë të re pandemike, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov në prezantimin e planit kombëtar për të trajtuar Covid-19. “Skenari më i keq është vala që kemi pasur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti”, tha Dr. Kacarov.

Plani parashikon katër nivele - jeshile, të verdhë, portokalli dhe të kuqe, të ndara sipas kritereve, dhe në secilin nivel do të ketë masa specifike dhe reagime të autoriteteve shëndetësore. Plani do t’u dërgohet të gjitha institucioneve në mënyrë që ata të jenë të gatshëm ta zbatojnë atë nëse është e nevojshme. Kopshtet janë planifikuar të mbyllen vetëm në fazën e fundit, por ato do të punojnë për fëmijë me prindër të imunizuar dhe me personel të imunizuar.


Më shumë nga rubrika

4 milion leva (2 milion euro) nga lojërat e fatit shkojnë për sporte në shkolla

4 milion leva (2 milion euro)nga të ardhurat nga lojërat e fatit do të shpërndahen midis shkollave shtetërore dhe komunale për ndërtimin e objekteve të reja dhe rinovimin e palestrave dhe terreneve ekzistuese sportive. Fondet përcaktohen në një..

botuar më 21-10-14 5.26.MD

Të pavaksinuarit të paguajnë për një pjesë të trajtimit të tyre kërkojnë nga spitalet

Pacientët me Covid-19 që nuk janë të vaksinuar dhe shtrihen në spitale të paguajnë një pjesë të kostos së trajtimit të tyre. Këtë do të kërkojë Shoqata e Spitaleve Bullgare nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me numrin e madh të njerëzve të..

botuar më 21-10-14 5.12.MD
Angell Xhambazki

Dy varreza ushtarake bullgare në Maqedoninë е Veriut u shkatërruan

Varrezat ushtarake bullgare pranë qytetit Kavadarci në Maqedoninë e Veriut u përdhosën, tha për bTV Viktor Stojanov, kryetar i Fondacionit “Maqedonia”. Të dy varrezat janë regjistruar në Ministrinë e Mbrojtjes të Bullgarisë. Ata mbajtën eshtrat e..

rinovuar më 21-10-14 4.25.MD