Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alpha Research: ITN dhe GERB-SDS me shanse të barabarta për të fituar

Foto: /alpharesearch.bg

Një sondazh përfaqësues kombëtar i agjencisë sociologjike Alpha Research, financuar nga agjencia, tregon se 5 ditë para zgjedhjeve, po vëzhgohet një paritet për vendin e parë, me një përparësi të vogël të partisë “Ka një popull të tillë" (ITN) para koalicionit “GERB- SDS”. Partia Socialist Bullgare /BSP/ fiton mbështetje prej 16.4% sipas, të anketuarve. Aktualisht, “Bullgaria Demokratike” është e katërta me 12%, e ndjekur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/, e cila merr 11.1%. Për “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” do të votonin 5.3%.

Me rëndësi për rezultatin përfundimtar dhe raportin midis dy formacioneve do të jetë vota nga jashtë, gjë që sondazhi kombëtar nuk mund të marrë parasysh.

Подкасти от БНР