Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si gjuha e artit i afron Italinë dhe Bullgarinë

Edicioni i 14-të i Festivalit Bullgar të Filmit në Romë po afron

Foto: arkiv

Arti është gjuha më universale e cila na jep mundësi të kuptohemi me çdo një popull, të mund të zbulohemi dhe të hapemi. Përmes kësaj gjuhe, tanimë për një dhjetëvjeçar të dytë të radhës, aktorja Zhana Jakovleva afron Bullgarinë dhe Italinë. Arritjet botërore të operës të emrave të tillë si Rajna Kabaivanska, Boris Hristov dhe Nikolla Gjuzelev del se janë një bazë shumë e mirë për një njohje të ngjashme. Madje dhe Instituti Kulturor në Romë gjendet që nga viti 2006 në shtëpinë e basit të madh të operës Boris Hristov, e cila është dhe shtëpia e Akademisë Bullgare për Art dhe Kulturë  “Boris Hristov” të themeluar prej tij. Në të çdo vit qëndrojnë dhjetëra bursistë bullgarë, të cilët janë nisur nëpër rrugën e lavdishme të artit të operës. Kurse Zhana Jakovleva, si një drejtoreshë e institutit kulturor dhe vajzë e aktorit Jurij Jakovlev, po vazhdon që aty të gjejë rrugë dhe të tregojë të gjithë larminë e kulturës bullgare.

Përpara 14 vjetëve Jana Jakovleva ve fillimin e Ditëve të kinemasë bullgare në Qytetin e përjetshëm, të cilat më vonë u bënë një pjesë nga ngjarjet, të organizuara nga Instituti Kulturor Bullgar aty. Sivjet festa e filmave fillon më 9 korrik dhe do të vazhdojë deri më 11 korrik, në  një nga vendet më piktoreske natyrore në zemër të Romës - Villa Borghese.

Zhana Jakovleva

“Gëzohem shumë se do ta hapim festivalin me një film, i cili në bazë të interesit të spektatorëve dhe të shikimit, është një nga prodhimet  tona më të suksesshme në 20 vitet e fundit - "E vërteta e zhveshur për grupin Zhiguli". Shumë nga aktorët në film do të jenë mysafirët tanë - tregon Zhana. Mendoj se pikërisht me komedi duhet të hapet ngjarja, që të mund të qeshim pak, të buzëqeshim, pikërisht në kohën kur këtu në Itali po i heqim maskat. Ditën e tretë finale do t'ia kushtojmë asaj që rrallë mund t'i kushtojmë vëmendje - sesi fillon të duash e të pëlqesh. Si fillon të pëlqesh fizikën, matematikën. Si arrin të bëhesh një njeri i vërtetë. Përgjigjet do t’i gjejmë në filmin dokumentar “Formula e Teos” me një hero kryesor Teodosij Teodosiev, i cili gjatë 40 vjetëve të fundit i është përkushtuar misionit të krijojë talente në fushën e fizikës dhe nxënësit e tij janë mbartës të medaljeve nga të gjitha olimpiadat, në të cilat paraqiten nëpër botë. Do të përfundojmë me një film, i cili ka një vend të veçantë në jetën tonë dhe ky është “ Khani dhe perandoria”. Një film, të cilin çdo një bullgar gjatë viteve 80 ka pasur mundësinë ta shikojë dhe është ndier krenar për historinë e tij”. Zhana beson se është jashtëzakonisht e rëndësishme që pikërisht në një kohë si kjo e sotmja - të kufizimeve, të frikës dhe të izolimit - të mendohemi sesi përsëri do të mundim të hapemi për botën, për të tjerët, për miqtë tanë, që të mund të vazhdojmë të njohim njëri-tjetrin.

“Dhe duhet të kuptojmë se që të gjithë ne kemi një gjë të vetme brenda tek ne - shpirtra dhe zemër me të cilët ne duam, me të cilët krijojmë art, me të cilin ne mund të prekim tjetrin, madje dhe sikur ai të mos e flasë gjuhën tonë”- thotë ajo.  

Hapi i radhës në këtë rrugë për drejtorin e Institutit Kulturor Bullgare në Romë është Galeria “Bullgaria” në vet qendrën turistike në qytetit e Përjetshëm - pas sheshit “Navona”, i cili u hap zyrtarisht më 26 maj nga presidenti i Bullgarisë Rumen Radev. Ekspozita e parë në të prezantoi krijime të autorëve bullgarë, pronë e koleksionuesve privat italian dhe dashamirëve  të arteve figurative.  

“Vite të tëra me radhë kam ëndërruar sesi kultura bullgare mund të shikohet diku nëpër rrugët qendrore të Romës. Ky vend që këtu e tutje do të jetë një takim për një ekspozitë, takim për biseda, takim për prezantimin e librave dhe për më tepër një vitrinë e Bullgarisë. Një vend  në të cilin çdo një mund të hyjë të na drejtojë pyetjet e tij, të flasim pak, të zbulojë diçka për Bullgarinë, për historinë tonë, për kulturën, për turizmin.”

Në vazhdim të më shumë se shtatë vjetëve Zhana Jakovleva organizon dhe një festival kulturor në të hapur “Sofja përshëndet Romën” në ishullin “Tiberina” në lumin Tiber në kryeqytetin italian. Mjerisht, gjatë viteve të fundit ngjarja është në pushim.

Zhana shpreson që festivali shumë shpejt përsëri të jetë pjesë nga programi kulturor i Romës, kurse deri atëherë bashkë me ekipin e saj kanë krijuar një skenë të shkëlqyer nën yje, në oborrin e madh të Institutit Kulturor Bullgar, ku do të organizohen koncerte të operës si dhe koncerte klasike të këngëtarëve bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Një film i ri tregon për alpinistin Bojan Petrov dhe rrugën e tij drejt majës

Premiera bullgare e filmit "Unë jam këtu përsëri" vjen më 29 nëntor në programin e "Kinomania 21". Filmi tregon përpjekjen e alpinistit të njohur bullgar Bojan Petrov për t'u ngjitur në Shisha Pangma, e cila doli të ishte maja e fundit në..

botuar më 21-11-28 9.35.PD
“Një natë me Boris Pavlloviç”, 2016, regji Georgi Svetllomirov

Platforma unike për kinema të shkurtër bullgare No Blink tashmë me miliona shikime nga e gjithë bota

#Mos i mbyllni sytë para kinemasë bullgare, bëjnë thirrje krijuesit e platformës No Blink. Sepse filmat janë të shkurtra dhe mund të humbasësh diçka,por   çdo detaj është i rëndësishëm. Për 5 vitet e gjysmë të fundit platforma noblink.bg..

botuar më 21-11-28 8.10.PD
“Darka e Fundit”, një mural në kishën “Shën e Diela”në Sofje, piktor Ivan Mërkviçka

Një platformë prezanton piktorët që kanë punuar në kishat e Sofjes nga viti 1878 deri në vitin 1944

Një platformë e re paraqet artistë, gdhendës dhe piktorë që kanë punuar në kishat e Sofjes nga viti 1878 deri në vitin 1944. Ajo është një projekt i Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili zbatohet me mbështetjen..

botuar më 21-11-26 8.35.MD