Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po mendojnë për stimuj materialë për të vaksinuarit kundër Covid-19

Ministri Kacarov
Foto: BGNES

Shteti ka në plan të inkurajojë me kupona njerëzit që të vaksinohen. Këtë e tha për Nova TV Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. "Ndërmarrjet me staf të vaksinuar 100% do të punojnë vetëm me vizitorë të vaksinuar. Kjo është ideja – madje të mbyllet gjithçka, vende të tilla të kenë të drejtën të vazhdojnë të punojnë. E njëjta gjë vlen edhe për kopshtet. Kjo është një zgjedhje personale ", shpjegoi Kacarov me rastin e imunizimit vullnetar.

Është e gabuar të menaxhosh një epidemi vetëm sipas nivelit të sëmundshmërisë, ajo duhet të menaxhohet përmes numrit riprodhues, bëri thirrje para BNR Lëçezar Tomov, një matematikan dhe lektor në Universitetin e Ri Bullgar /NBU/, me rastin e planit të njoftuar për përgjigje ndaj një vale të re të Covid-19.