Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Herën e dytë sivjet zgjedhim përfaqësues popullorë

Foto: Ani Petrova

Dita elektorale, në të cilën shtetasit bullgarë zgjedhin deputetë për Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor filloi në orën 07:00 dhe do të zgjatet deri në orën 20:00 orë bullgare. Në zgjedhje sot marrin pjesë 15 parti dhe 8 koalicione. Të drejtën për të zgjedhur përfaqësues popullorë kanë personat me shtetësi bullgare në vend dhe jashtë shtetit, që kanë mbushur 18 vjeç te data e zgjedhjeve.

Personat me statusin e banorëve të përhershëm të Republikës së Bullgarisë, të cilët nuk janë shtetas bullgarë, nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për përfaqësues të popullit.

240 vendet në parlamentin bullgar plotësohen nga deputetët e zgjedhur në 31 zona elektorale shumë-anëtarësh. Kjo bëhet mbi bazën e numrit të votuesve me adresë të përhershme në zonën përkatëse. Numri minimal i mandateve, i cili duhet të garantojë pluralizmin politik, për një rajon është 4.

Pas aktivitetit rekord zgjedhor të shtetasve bullgarë jashtë shtetit në prill, për votën e sotme jashtë shtetit u hapën pothuajse dy herë më shumë seksione – 784, krahasuar me 465 në votimin e mëparshëm. Atëherë të drejtën e tyre të votimin e ushtruan 50.61 për qind nga shtetasit bullgarë.

Zgjedhjet e parakohshme të sotme janë zgjedhjet e 12-të radhazi parlamentare në Bullgari, pas fillimit të ndryshimeve demokratike në vitin 1989. Votimi i parakohshëm më 11 korrik erdhi pas zgjedhjeve më 4 prill 2021. Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor nuk arriti të formonte një qeveri.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/BulgarianAntarcticInstitute

"Kuzhina Antarktike" – një histori "e shijshme" për jetën e shkencëtarëve polarë

“Askush nuk është më i madh se buka” thotë një proverb e vjetër bullgare, kurse gjatë këtyre ditëve morëm vesh se kjo mençuri zbatohet me forcë të plotë për zotërinjtë e kontinentit të akullt – shkencëtarët e Antarktidës. Në tregun e librave doli..

botuar më 21-10-20 7.15.PD
Ministri Kacarov

Certifikata e gjelbër në Bullgari hyn në fuqi më 21 tetor

Që nga 21 tetori do të hyjmë me certifikatë të gjelbër në restorante, kinema, teatro, salla koncertesh, galeri, palestra, qendra tregtare dhe dyqane mbi 300 metra katrorë, hotele, salla noti dhe sporti, klube. Këtë e bëri të ditur Ministri i..

botuar më 21-10-19 5.24.MD

Bullgarët jashtë vendit dërgojnë gjithnjë e më pak para në atdheun e tyre

Pandemia ka zvogëluar 7 herë paratë që bullgarët jashtë vendit u dërgojnë të afërmve të tyre në Bullgari. Për 7 muajt e parë të vitit 2021, ata kanë transferuar vetëm 98 milionë euro, sipas Bankës Popullore Bullgare. Për krahasim, në vitin 2019..

botuar më 21-10-18 3.02.MD