Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhim përbërjen e Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor

Vallë, a do të çojë votimi me makineri dhe seksionet më të shumta jashtë shtetit në aktivitet më të lartë elektoral?

Foto: BGNES

Pjesëmarrja pothuajse e paparashikueshme dhe shpërndarja e paparashikuar e forcave politike nga vendi i parë deri në të të pestë. Me një bilanc të ngjashëm përfundoi fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, të cilat mbahen sot, 11 korrik. Sociologë dhe politologë përmbahen nga çdo parashikim i rezultatit të tyre për disa arsye logjike. Votimi zhvillohet në mesin e muajit korrik – “një situatë pothuajse e pashembullt në historinë më të re politike”, komentoi sociologu Përvan Simeonov në një intervistë për Radio Bullgarinë. Përveç kësaj ai është i bindur, se pothuajse gjysmë milion zgjedhës do të vendosin në momentin e fundit se cilën forcë politike të shpërblejnë me besimin e vet. Sipas tij fushata paraelektorale tregoi disa mangësi, efekti i të cilave mbetet për t'u parë në rezultatin përfundimtar të votimit. Në radhë të parë, sociologu vendos mungesën e një dialogu mjaft konstruktiv midis kandidatëve dhe votuesve:

“Kjo e ndan hapësirën politike, duke krijuar një lloj realiteti paralel. Në to, disa njerëz thonë se ajo që ndahet është e drejtë dhe të tjerët që është e gabuar, - vëren Simeonov dhe shton se kështu fiksohet një konflikt i ngrirë shoqëror me linja të theksuara të demarkacionit, gjë që është një sinjal për një shoqëri të ndarë fort. - Për fat të mirë, kjo nuk prek shumicën e njerëzve, pasi ata nuk janë aq të politizuar.”

Një faktor në ditën e votimit mund të jetë ndryshimi në Kodin Zgjedhor, në lidhje me mënyrën e zhvillimit të tij. Për herë të parë, ai është pothuajse tërësisht me makineri. Fletëvotimet do të përdoren vetëm në rast të një problemi me makineritë ose në seksionet ku votojnë më pak se 300 votues. Aftësia e njerëzve për të përmbushur detyrën e tyre civile pa pengesa, pavarësisht nga ndryshimi i madh, si dhe mbarëvajtja e ditës së zgjedhjeve në mbi 700 qendra votimi jashtë është e një rëndësie të veçantë, pasi pesha e votës jashtë vendit do të luajë një rol në animin e peshores në një drejtim ose në një tjetër.

Pyetja e madhe është nëse do të ketë më shumë interes për votimin jashtë apo thjeshtai do të jetë më i lehtë. Me sa di unë, aplikimet për hapjen e seksioneve nuk ishin më shumë se herën e kaluar. Le të jemi të sinqertë - kishte një problem me hapjen e seksioneve jashtë vendit vetëm jashtë BE-së (bëhet fjalë për kufizimin deri në 35 seksione në një vend jashtë BE-së). Tani ky problem është zgjidhur.”

Sezoni i pushimeve dhe shumë udhëtimet e planifikuara paraprakisht të bullgarëve jashtë vendit deri në atdheun e tyre nuk ka gjasa të ndikojnë seriozisht në ambicien e tyre për të votuar, thotë sociologu:

“Ata mund të votojnë në Bullgari nëse ligji e lejon atë. Me sa di unë, mjaft njerëz kanë marrë masa të paracaktuara për regjistrimin e adresave në bregdetin e Detit të Zi. Do të ketë gjithashtu një numër seksionesh përgjatë Egjeut, kështu që kushdo që dëshiron të votojë do të gjejë shumë mundësi për ta bërë këtë.”

Përvan Simeonov është i bindur se pavarësisht nga pikëpyetjet e shumta rreth aktivitetit dhe rezultateve të zgjedhjeve, një gjë është e qartë - shoqëria bullgare pret që të formohet një qeveri dhe do të jetë e vështirë për të pranuar nëse edhe pas këtyre zgjedhjeve, kjo do të jetë e pamundur.

“Kabineti i përkohshëm tregoi në një masë të madhe se si mund të duket një qeveri e tillë. Kështu detyra për formimin e saj me një ide duket më e lehtë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD