Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festival veror në malin Vitosha pranë Sofjes

Foto: @sofiaeuropeancapitalofsport

Edicioni i 7 i Festivalit Veror Vitosha ditën e shtune, më 10 korrik, do të kënaqë mijëra adhurues të malit dhe sporteve. Ngjarja fillon në orën 11.00 para dite në lëndinën përpara shtëpisë turistike Momina Skalla në malin afër Sofjes - Vitosha. Festivali sportiv përfshin gara, këngë, valle, lotari dhe çmime. Të interesuarit do të jenë në gjendje të përdorin falas teleferikun alpin të shtrirë mbi lumin Bojana. Klasat do të zhvillohen nga specialistë të Shoqatës Bullgare të Jogës. Do të ketë gara në vrapim malor dhe biçikletë malore, si dhe ekskursione turistike.


Подкасти от БНР