Programi i ditës

Me muzikën e “Millço Levievit përgjithmonë”

Millço Leviev
Foto: arkiv

Në mes të gjelbërimit të Park Jugor 2 në Sofje sot do të prezantohet projekti “Millço Leviev përgjithmonë”. Projekti përfshin muzikantë nga Antoni Donçev Kuartet, David Lynch (SHBA) dhe Human Touch (Greqi), së bashku me Viki Almazidu dhe Teodosij Spasov. Ata do të paraqesin vepra emblematike nga Bartok, Shopen, Panço Vlladigerov, Ravell, Çajkovski dhe Rahmaninov në leximin e pianistit dhe kompozitor legjendar bullgar të xhazit Millço Leviev, i cili ndërroi jetë në vitin 2019. Këto vepra janë mbledhur në albumin "Sonata 57", i cili doli pas vdekjes së muzikantit në vitin 2021

Veprimtaria është pjesë e festivalit veror të muzikës A to jazz, i cili zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik.


Më shumë nga rubrika

"Shpresoj të jesh atje " – një këngë për gjërat më intime tek njeriu

“Shpresoj të jesh atje” është kënga e re e grupit FSB. Muzika është e Rumen Bojaxhievit dhe Konstantin Cekovit, krijues të grupit legjendar. Vjershat janë të poeteshës Zhivka Shopova , e cila ka shkruar shumë nga tekstet e këngëve të njohura dhe..

botuar më 22-01-27 11.39.PD

“Fjalë të lodhura”

“Fjalë të lodhura” është një këngë në interpretim të Zhana Bergendorf, e cila u bë e njohur pas fitores në sezonin e dytë të shfaqjes televizive muzikore X Factor. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e kompozitorit Dimitër Getov dhe autore e tekstit..

botuar më 22-01-26 12.33.MD

Dashuria fatale – një frymëzim për krijimin e këngës “Everything to Nothing”

Jean Mar është një artist bullgar i cili ka fituar popullaritet në Zvicër, ku ka jetuar vitet e fundit. Aty ai debutoi në radio me këngën e tij “Love is”, e cila prej katër vitesh vazhdon të transmetohet nga radiot lokale, e ndjekur nga “Hold On”,..

botuar më 22-01-24 9.49.PD
Подкасти от БНР