Programi i ditës

Me muzikën e “Millço Levievit përgjithmonë”

Millço Leviev
Foto: arkiv

Në mes të gjelbërimit të Park Jugor 2 në Sofje sot do të prezantohet projekti “Millço Leviev përgjithmonë”. Projekti përfshin muzikantë nga Antoni Donçev Kuartet, David Lynch (SHBA) dhe Human Touch (Greqi), së bashku me Viki Almazidu dhe Teodosij Spasov. Ata do të paraqesin vepra emblematike nga Bartok, Shopen, Panço Vlladigerov, Ravell, Çajkovski dhe Rahmaninov në leximin e pianistit dhe kompozitor legjendar bullgar të xhazit Millço Leviev, i cili ndërroi jetë në vitin 2019. Këto vepra janë mbledhur në albumin "Sonata 57", i cili doli pas vdekjes së muzikantit në vitin 2021

Veprimtaria është pjesë e festivalit veror të muzikës A to jazz, i cili zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik.


Më shumë nga rubrika

Nedjallka Simeonova – fëmija-mrekulli që fitoi famë botërore

Më 2 dhjetor shënohen 120 vjet nga lindja e violinistes së madhe bullgare Nedjallka Simeonova. Ajo lindi në vitin 1901 në qytetin Haskovo. Koncerti i saj i parë para publikut ishte në një moshë shumë të hershme, ndërsa turneu i saj i parë jashtë..

botuar më 21-12-02 9.44.PD
Shtëpia “Petko Stajnov”,  në qytetin Kazanllëk

Petko Stajnov – një krijues i dhuruar me intuitë dhe largpamësi profesionale

Një nga kompozitorët më të shquar bullgarë, aktivist i palodhur shoqëror, drejtues i institucioneve muzikore dhe kulturore, Akad. Petko Stajnov mbetet në historinë tonë si kompozitor i veprave thellësisht bullgare në tingëllimin e tyre melodik dhe..

botuar më 21-12-01 10.20.PD

Delja dhe kënga e saj “Ti nuk je”

Delja Harallampieva është këngëtare pop, artiste, autore e disa prej këngëve në repertorin e saj. Njëra prej tyre – “Ti nuk je” tash disa muaj është në BG Top 20 – klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare për muzikën pop dhe rok. Muzikën Delja e..

botuar më 21-11-29 11.34.PD
Подкасти от БНР