Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deklarata për votim jashtë vendit është e vlefshme pavarësisht se ku plotësohet

Foto: MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme mori një letër nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) me të cilën informohet se me një vendim protokolli nga 11 korriku 2021 pranohet që deklaratat sipas nenit 33, paragrafit 2 të Kodit Zgjedhor - Aneksi № 22-NA nga dokumentet e votimit pranohen, pavarësisht se ku plotësohen dhe nënshkruhen nga votuesit.

Ministria e Punëve të Jashtme informoi urgjentisht për këtë vendim të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore, të cilat të shpërndajnë informacionin në komisionet sektoriale të zgjedhjeve jashtë vendit.

Vendimi erdhi pas një konflikti në ditën elektorale në një seksion në lagjen e Stambollit“Avxhëllar”, ku avokatë partiakë deshën ndaljen e votimit për shkak të plotësimit të  deklaratave të votimit jashtë shtetit jashtë seksionit elektoral.


Më shumë nga rubrika

8.7 për qind e mostrave për Covid-19 ishin pozitive

Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 2569. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 8.7 për qind nga 29 503 testet e kryera janë pozitive. Të shtruari në spitale janë 6846, nga të cilët 797 në repartet e..

botuar më 21-11-25 8.58.PD

25 Nëntori - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës

Nga data 25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, do të mbahet një fushatë kundër dhunës me bazë gjinore. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë për të arritur ndryshime dhe për të reduktuar..

botuar më 21-11-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 nëntorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3 gradë. Paradite do të mbajë mot me vranësira në Bullgarinë Perëndimore dhe në bregdetin e Detit të Zi. Në lugina do të krijohet mjegull. Në Bullgarinë Qendrore gjatë ditës do të..

botuar më 21-11-24 8.05.MD