Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumjana Pavllova nga SHBA: Qeveria e ardhshme duhet të ketë guximin për të eliminuar strukturat e korrupsionit

Foto: arkiv personal

Koalicioni “Bullgaria Demokratike” është në vend të parë në votimin e bullgarëve në shtetin amerikan të Massachusetts me 278 vota. 733 janë fletët e votimit të hedhura në të katër qendrat e votimit atje, sipas informacionit të KQZ-së. Në vendin e dytë është "Ka një popull të tillë" /ITN/ me 267 fletëvotime në mbështetje të tyre, dhe në vendin e tretë - GERB, me 71 vota. Bashkatdhetarët tanë në këtë pjesë të Amerikës, sipas vlerësimeve të ndryshme, janë midis 3 dhe 5 mijë, por presin që  statistikat e reja deri në fund të vitit të hedhin dritë mbi madhësinë e diasporës.

Në Boston ka një bashkësi shumë të fortë bullgare, mbase sepse ky është një qytet më i vogël krahasuar me Çikagon dhe New York, tha Rumjana Pavllova Pllotnik, një nga votuesit bullgarë në qytet. Ajo jeton në SHBA që prej 20 vjetësh dhe është një nga bashkëthemeluesit e Qendrës Bullgare në Anglinë e Re. Kjo është një organizatë krejtësisht vullnetare e bashkatdhetarëve tanë, e themeluar në vitin 2013. Përveç atje, Rumjana ndihmon me vullnet shkollën dhe kishën bullgare si vullnetare. Realizimi profesional i gruas bullgare është në fushën e administratës shtetërore, ku tashmë një dekadë ajo merret me politika, financim dhe rifinancim të programeve sociale dhe shëndetësore . Çfarë duhet të bëhet në mënyrë që politika sociale në Bullgari t'u japë më shumë qetësi dhe siguri njerëzve në vendin tonë?

"Për të pasur një program të fortë shoqëror, duhet të ketë një sektor të fortë privat. Por që të ndodhë kjo, burokracia dhe korrupsioni duhet të asgjësohen - tha Rumjana Pavllova për Radio Bullgarinë. - Në një shtet të qeverisur nga “shteti i ligjit”, gjërat janë shumë më të lehta dhe të ekuilibruara. Ndoshta Amerika nuk është shembulli perfekt i kësaj. Edhe këtu kemi probleme, si në çdo vend, por sistemi padyshim që funksionon shumë më mirë. Programet sociale financohen pjesërisht nga shteti, pjesërisht nga taksat, dhe ekziston një partneritet shumë i fortë midis shtetit dhe qeverisë federale. Por ligjet respektohen - kjo është baza e një shteti që funksionon mirë. Kjo është gjithashtu shpresa ime për Bullgarinë. Kjo është arsyeja se pse këtu ne marrim pjesë në mënyrë aktive në votime dhe në jetën politike të Bullgarisë, sepse duam dhe shpresojmë që gjërat të ndryshojnë dhe Bullgaria të bëhet një shtet më i ligjshëm, më i rregulluar që mund të përparojë. Dhe eleminimi i korrupsionit është në zemër të kësaj ".

Rumjana Pavllova është kategorike se partitë e zgjedhura në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut duhet të formojnë një qeveri me çdo kusht:

Kjo është shpresa ime, po! Dhe mendoj se kemi njerëz jashtëzakonisht të talentuar, njerëz me aftësi politike, njerëz që kanë guximin për t’i bërë ndryshimet e nevojshme, por duhet t’u jepet një shans. Shumë prej nesh që jetojnë këtu janë larguar nga Bullgaria për shkak të mungesës së mundësive dhe të sigurisë në atdhe. Ka shumë njerëz që dëshirojnë të kthehen nëse krijohen këto mundësi. Ka gjithashtu njerëz, që dëshirojnë të përfshihen në distancë, siç bëj unë, në mbështetje të kauzave joqeveritare dhe bamirëse, të bizneseve. Për këtë qëllim unë ndjek zhvillimin e sektorit të IT në Bullgari, të sipërmarrjes sociale, dhe po përpiqem të ndihmoj në mënyra të ndryshme  - me donacione, me kontakte etj. Unë me të vërtetë shpresoj që qeveria e ardhshme të jetë e suksesshme, t’i ndryshojë strukturat e korruptuara dhe të fillojmë të ecim në një rruge më ligjore dhe të rregulluar, kështu qe të mund të tërhiqen investime shtesë nga Amerika,  Evropa Perëndimore dhe nga vende të tjera që kanë interes në zhvillimin e sektorit privat. Sepse pa një sektor privat, nuk mund të ketë programe të qëndrueshme sociale - ato janë të lidhura. Ky është mendimi im personal dhe shpresoj që qeveria e re ta arrijë këtë ".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD