Sipas 100% të rezultateve të përpunuara të votimit më 11 korrik, forca e parë politike në Parlamentin e ri të 46 është partia "Ka një popull të tillë" /ITN/. Me 24.8% të votave, ajo merr 65 vende.
Në vend të dytë është koalicioni SDS-GERB me 23.51% dhe 63 vende. E treta është BSP me 13.39% dhe 36 vende. Koalicioni “Bullgaria Demokratike" është i katërti me 12.64% dhe do të ketë 34 deputetë. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ është në vend të pestë me 10.71% dhe një grup parlamentar prej 29 deputetësh. "Ngrihu! Kriminelët jashtë! ”me 5.01% do të ketë 13 vende në Parlament.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të konfirmojë shpërndarjen e vendeve dhe Presidenti Rumen Radev do të mbledhë Parlamentin e ri. Pas formimit të Kuvendit Popullor, Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë për të formuar një qeveri.Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..
Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..
Rëndësia e motos "Ekonomia takohet me politikën" nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot - kriza energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, përshkallëzimi i..
Ne jemi garanci e stabilitetit në rajon, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mirëseardhjen e tij në “Forumin Ekonomik të Vjenës – Takim në..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në..