Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompozitor bullgar është i dekoruar me një çmim prestigjioz për muzikë filmash

Foto: Facebook/Roumen Boyadjieff-junior

Një krijim i kompozitorit bullgar Rumen Bojaxhiev-biri evitoi konkurrencën prej mbi 140 veprave dhe fitoi konkursin prestigjioz për muzikë filmash. Bëhet fjalë për uverturën ndaj operës për fëmijë “Mbretëresha e Akullt”, e dekoruar në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Filmit NGC LAB. Kryetar i jurisë në garën muzikore është kompozitori amerikan i filmave Hari Gregsën-Uiljams - krijuesi i muzikës pranë hiteve të filmave si “Marsiani”, Kronikat e Narnias” e të tjera. “Gëzohem shumë se ai mundi të dëgjojë dhe të vlerësojë këtë krijim. Konkurrenca është shumë e madhe, sepse kjo nuk është thjeshtë një muzikë klasike koncertesh, por dhe një biznes i madh i një përpjesëtimi botëror”- shënoi në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare kompozitori Rumen Bojaxhiev-biri. Ceremonia zyrtare mbi dekorimin do të zhvillohet gjatë periudhës së vjeshtës në Rusi.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva