Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompozitor bullgar është i dekoruar me një çmim prestigjioz për muzikë filmash

Foto: Facebook/Roumen Boyadjieff-junior

Një krijim i kompozitorit bullgar Rumen Bojaxhiev-biri evitoi konkurrencën prej mbi 140 veprave dhe fitoi konkursin prestigjioz për muzikë filmash. Bëhet fjalë për uverturën ndaj operës për fëmijë “Mbretëresha e Akullt”, e dekoruar në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Filmit NGC LAB. Kryetar i jurisë në garën muzikore është kompozitori amerikan i filmave Hari Gregsën-Uiljams - krijuesi i muzikës pranë hiteve të filmave si “Marsiani”, Kronikat e Narnias” e të tjera. “Gëzohem shumë se ai mundi të dëgjojë dhe të vlerësojë këtë krijim. Konkurrenca është shumë e madhe, sepse kjo nuk është thjeshtë një muzikë klasike koncertesh, por dhe një biznes i madh i një përpjesëtimi botëror”- shënoi në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare kompozitori Rumen Bojaxhiev-biri. Ceremonia zyrtare mbi dekorimin do të zhvillohet gjatë periudhës së vjeshtës në Rusi.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Mario Hossen

Mario Hossen, Aleksandër Zemcov dhe Filarmonia e Londrës me koncerte në Spanjë

Violinisti bullgar Mario Hossen   është solist në dy koncerte të Filarmonisë së Londrës - më 19 dhe 20 tetor, në Madrid dhe Barcelonë. Dirigjenti është Aleksandër Zemcov , i njohur dhe i dashur nga publiku bullgar, me shumë shfaqje në vendin..

botuar më 21-10-19 12.46.MD

Nikolai Badinski – frymëzuar nga Levski, Haydn dhe Messien

Forumi “Muzika e re bullgare” (4.10 – 27.10), organizuar nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë, sivjet prezanton vepra të dhomës të artistëve të brezave të ndryshëm. Në afishen lexojmë emrat e disa kompozitorëve bullgarë, karriera e të cilëve..

botuar më 21-10-18 5.41.MD

Muzika me ansamblet e BNR-s në një ekspozitë kineze në internet

Një mbrëmje bullgare me ansamblet e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të mbahet të hënën (18.10.21) në mbrëmje në Ekspozitën Ndërkombëtare të Muzikës IMX, e organizuar nga kompania kineze e muzikës KANJIAN dhe me mbështetjen e organizatave..

botuar më 21-10-18 3.42.MD