Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Gazeta Zyrtare” shpall rezultatet e zgjedhjeve

Foto: BGNES

Në numrin e 59-të ditën e premte “Gazeta Zyrtare” do të publikojë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve dhe shpërndarjen e vendeve në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor. Pas kësaj, Presidenti Rumen Radev pritet të thërrasë seancën e parë të Parlamentit të ri, njoftoi BGNES. Komisioni duhet të shpallë deri në ditën e diel emrat e deputetëve të zgjedhur. Ky është gjithashtu afati brenda të cilit formacionet politike duhet të heqin posterat dhe tabelat nga rrugët. Partia "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, koalicioni GERB-SDS - 63, "BSP për Bullgarinë" - 36, "Bullgaria Demokratike" - 34, DPS - 29, "Ngrihu! Kriminelët jashtë! " - 13 deputetë.



Më shumë nga rubrika

Prania e antitrupave nuk mjafton për të lëshuar një certifikatë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se rezultatet e një testi për antitrupa ndaj Covid-19 nuk janë të mjaftueshme për të lëshuar një certifikatë sëmundjeje. Në njoftim theksohet qëndrimi i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e..

botuar më 21-10-26 6.05.MD

Spitalet në Bullgari mbështesin masat e reja kundër epidemisë

Asociacioni Bullgar i Spitaleve, Shoqata Kombëtare e Spitaleve Private dhe Shoqata Kombëtare e Spitaleve Rajonale Multidisiplinare për Trajtim Aktiv mbështesin masat e reja anti-epidemike të Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov nga 19 tetori..

botuar më 21-10-26 5.49.MD

Me 1000 të infektuar me Covid-19 për 100 000 - bllokim i pjesshëm për të pavaksinuarit

Nëse infeksioni me koronavirus në vend arrin më shumë se 1000 për 100 000 njerëz dhe mbushja e shtretërve të kujdesit jointensiv tejkalon 9000 veta, do të merret vendim për lockdown, duke filluar me një bllokim të pjesshëm - për të pavaksinuarit. Këtë e..

botuar më 21-10-26 4.09.MD