Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për vizitë në dhomën e bletëve

7
Foto: arkiv personal

A mund të përfytyroni se si do të ndiheni po të shtriheni dhe keni 100-120 000 bletë nën vete? Ju sigurojmë se është plotësisht e sigurt, shumë e dobishme dhe mbi të gjitha - shumë reale. Mund ta përjetoni shumë afër kryeqytetit, rrëzë malit Vitosha. Ky lloj apiterapie, i njohur gjithashtu si "gjumi me bletë" ose "trajtimi me ajrin e koshereve” tashmë po fiton popullaritet në Bullgari.

Tashmë një vit në Sofje po funksionin shtëpia e parë prej druri me nikoqirë – tetë familje bletësh. Shtëpia e bletëve është një ëndërr e realizuar për Borjana Përvanovën. Ajo ka konstatuar se në Bullgari ka disa “dhoma bletësh”, por të gjitha ato janë larg kryeqytetit.

Ky është një vend ku njeriu hyn dhe harron gjithçka. Është ndërtuar mbi koshere bletësh. Në fakt, i gjithë ajri brenda dhomës ka kaluar më parë përmes koshereve, është filtruar atje përmes mëlçive të bletëve, është pasuruar me propolisin dhe avujt e nektarit dhe polenit që ata mbledhin. Në dhomën e bletëve, përveç aromës që mund të ndihet, ekziston edhe një fushë energjie shumë e fortë. Kur bletët i hapin dhe i përplasin krahët, krijohet një fërkim me ajrin, i cili gjeneron të ashtuquajturën “bio-fushë”. Ka prova se çdo koshere është një pikë energjie e globit. Përfitimi tjetër janë dridhjet e bletëve. Studimet tregojnë se bletët dridhen në të njëjtën frekuencë me të cilën trupi i njeriut dhe organet e tij dridhen. Shumica e dhimbjeve dhe sikleti që ndiejmë në trupin tonë diktohet nga shkelja e këtyre frekuencave të dridhjeve, dmth. trupi ynë është jashtë ekuilibrit. Dhe kur shtriheni dhe ka gati 120 000 bletë nën ju, të cilat dridhen në një frekuencë, kjo ju ndihmon për të sinkronizuar gjithçka në trupin tuaj dhe për të ndihmuar trupin të luftojë vetë dhimbjen e tij.”

Ka prova se pushimi në dhomat e bletëve rrit imunitetin e organizmit dhe ka efekt anti-inflamator, relaksues dhe tonifikues.

Ndihmon shumë në raste sëmundjesh autoimune të kyçeve, gjëndrës tiroide, lëkurës, sistemit të frymëmarrjes. Por përmirësimi i vërtetë i shëndetit mund të pritet pas të paktën 10-20 procedurave të kryera çdo ditë, thotë Borjana. "Nëse vijmë një herë për vetëm 30 minuta apo një orë, kjo është vetëm një rimbushje e njëhershme e trupit dhe një frymëzim momental."


Shtëpitë e bletëve "punojnë" mesatarisht rreth tre muaj në vit - nga fillimi i pranverës deri në fund të shtatorit, nëse moti është mjaft i ngrohtë. Bullgarit i bën përshtypje fakti se në Rusi pothuajse çdo bletar ka një shtëpi të tillë, ndërsa në Slloveni apiturizmi popullarizohet gjithnjë e më shumë dhe është në dobi të madhe të turizmit vendas.

“I ka gjithashtu në Kanada, por atje i bëjnë në fushë. Njeriu shtrihet direkt mbi koshere dhe mbulohet me kapak. Kjo më duket shumë e çuditshme, por kështu ajri ngopet shumë më shpejt me ajrin e përpunuar nga bletët, për shkak të hapësirës së vogël ”, shpjegon Borjana.

Боряна Първанова

Dhe këtu duhet ta bëjmë pyetjen logjike: A është e sigurt? Po, plotësisht, ajo është kategorike. Në përgjithësi, bletët janë krijesa jashtëzakonisht paqësore, nuk u pëlqen të thumbojnë. E bëjnë këtë vetëm kur ndihen të kërcënuara... Zakonisht njerëzit pyesin – si jetojnë bletët, çfarë ndodh në koshere. E gjithë kjo mund të shihet pikërisht këtu”, na shpjegoi Borjana.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria ndau fonde për komunitetet bullgare në regjion

Këshilli i Ministrave miratoi dhe ndau fonde deri në 2 100 000 leva në kuadër të Programit për të mbështetur organizatat e komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kasovë, Ukrainë dhe Moldavi dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut..

botuar më 24-03-27 4.49.MD

Bullgarët janë të shqetësuar për gjëra më të rëndësishme sesa kriza politike

Për 2/3 e bullgarëve, problemet më të rëndësishme janë "papunësia" - 39 për qind dhe kostoja e jetesës - 26 për qind, sipas një sondazhi përfaqësues të Eurobarometrit nga shkurti 2024. Për 28 për qind, kujdesi shëndetësor është shqetësimi tjetër më..

botuar më 24-03-27 12.24.MD

Instituti bullgar INSAIT është ndër institutet kryesore në botë që punojnë mbi inteligjencën artificiale

Instituti bullgar INSAIT bëri një përparim historik me 16 artikuj në konferencën CVPR - forumi më i cituar për inteligjencën artificiale dhe vizionin kompjuterik në botë. Suksesi e rendit vendin në dhjetëshen e vendeve më të mira në Evropë, njoftoi..

botuar më 24-03-26 1.36.MD