Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me tren nga Sofja deri në Durrës dhe mbrapa pas vitit 2030

Nga porti bullgar në Detin e Zi Burgas përmes Sofjes dhe Shkupit të mund të arrijmë deri në portin shqiptar Durrës në Detin Adriatik që nga viti 2030. Këtë e shqyrtuan në takimin e parë trepalësh të nivelit të lartë drejtorët e kompanisë bullgare “Infrastruktura Hekurudhore” ,  të “Hekurudhave Maqedonase - Infrastruktura” dhe të “Hekurudhave Shqiptare”. Projekti është një pjesë nga korridori pan evropian i transportit numër 8, shkruan në sajtin e vet  kompania bullgare “Infrastruktura Hekurudhore”. U nënshkrua marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët prej ekspertësh  i cili të punojë mbi projektet, të cilat janë duke u realizuar në të tria vendet. Parashikohet që linja e re hekurudhore t’u përgjigjet të gjitha kërkesave evropiane. Ka problem në lidhje me një segment të itinerarit - midis Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në afërsi me Liqenin e Ohrit, ku UNESKO-ja nuk lejon ndërtime. Gjatë muajit gusht projekti do të specifikohet, kurse gjatë muajit shtator do të ketë një takim të ri në Shqipëri të të tria administratave hekurudhore.

Pesë vjet nga përpjekja për grusht shteti në Turqi

Turqia shënon 5 vjet nga prova e pasuksesshme për grusht shteti, për të cilin autoritetet akuzojnë  predikuesin Fethullah Gulen, i cili po jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Në mbrëmjen e 15 korrikut 2016, kryengritësit u përpoqën të rrëzonin Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, duke përdorur njësitë ushtarake, tanket dhe avionët luftarakë. Vdiqën mbi 250 veta, kurse rreth 2000 u plagosën. “15 korriku është fitorja e popullit, e vullnetit të popullit, e atyre të cilët ia kanë dhënë zemrat demokracisë”, deklaroi në  një ceremoni përkujtimore në parlamentin në Ankara Erdogan, cituar nga BNR-programi “Horizont”. 5 vjet pas provës për grusht shteti Turqia është krejtësisht e ndryshuar - pas një spastrimi masiv në një numër sektorësh të pushtetit shtetëror, ajo është tanimë një republikë presidenciale, në marrëdhënie të tensionuara me aleatët e saj në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kurse valuta kombëtare është në nivelin e një të trete nga vlera e saj përpara 5 vjetëve.

Një ndërlidhës për gaz natyror lidh Greqinë dhe Maqedoninë Veriore

Në Athinë, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e një ndërlidhësi për gaz natyror, njoftoi portali informativ zoom.mk, cituar nga agjencia BGNES. Në firmosje ka marr pjesë dhe ambasadori amerikan në Greqi Geoffrey Pyatt.  Projekti është me vlerë rreth 100 milionë euro. Firmat e veta nën dokument i hodhën ministri grek i mjedisit dhe energjetikës Kostas Skrekas dhe ministri i ekonomisë i Maqedonisë Veriore Kreshnik Bekteshi, i cili theksoi se marrëveshja do t’i lejojë një diversifikim burimet e gazit natyror në të gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor. Projekti do të  krijojë rreth një mijë vende pune.

Një helikopter amerikan u ul papritur në qendër të Bukureshtit

Parada ajrore e planifikuar për Ditën e Forcave Ajrore Rumune dhe ceremonia me rastin e përfundimit të misionit të ushtarakëve rumunë në Afganistan, u anulua me urdhër të ministrit të mbrojtjes së Rumanisë Nicolae-Ionel Ciucă. Vendimi është marrë pasi gjatë ditës së enjte një helikopter amerikan, i cili ka marrë pjesë në prova, ka sinjalizuar për një problem teknik dhe ka qenë i detyruar të zbresë me urgjencë në qendër të Bukureshtit, mes trafikut të automobilave, njoftoi gazeta “Dnevnik”. Por, për fat të mirë, incidenti kaloi pa viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në ceremoninë mbi përfundimin e misionit, ushtarakët do të kalojnë nën Arkën Triumfale në sheshin “Viktoria”. Gjatë pranisë 19 vjeçare të ushtrisë rumune në Afganistan janë vrarë 27 rumunë dhe mbi 200 kanë qenë të plagosur.

Kufizime të reja Covid në Greqi

Masa të reja kufizuese kundër Covid-19 hyjnë në fuqi në Greqi nga data 16 korrik, transmetoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së Katja Peeva. Me urdhër të ministrit të shëndetësisë  Vassilis Kikilias deri në fund të muajit gusht në të gjitha lokalet në të mbyllur do të lejohen vetëm të vaksinuarit. Lokalet e natës në të hapur do të punojnë me një numër normal klientësh, pa njerëz në këmbë. Do të ndiqet rreptësisht për respektimin e distancës. Për pronarët e lokaleve, të cilët kanë shkelur rregulloret, janë parashikuar gjoba të kripura prej 2 mijë deri më 10 mijë euro dhe marrjen e licencës deri në dy muaj. Ata që nuk duan të vaksinohen mes punonjësve shëndetësorë dhe mes personelit të institucioneve /azileve për pleq/ do të duhet detyrimisht të dalin në një pushim pa pagesë. Kufizimet e reja çuan deri në protesta në qendër të kryeqytetit grek.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, economy.gov.mk, arkiv


Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD