Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me tren nga Sofja deri në Durrës dhe mbrapa pas vitit 2030

Nga porti bullgar në Detin e Zi Burgas përmes Sofjes dhe Shkupit të mund të arrijmë deri në portin shqiptar Durrës në Detin Adriatik që nga viti 2030. Këtë e shqyrtuan në takimin e parë trepalësh të nivelit të lartë drejtorët e kompanisë bullgare “Infrastruktura Hekurudhore” ,  të “Hekurudhave Maqedonase - Infrastruktura” dhe të “Hekurudhave Shqiptare”. Projekti është një pjesë nga korridori pan evropian i transportit numër 8, shkruan në sajtin e vet  kompania bullgare “Infrastruktura Hekurudhore”. U nënshkrua marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët prej ekspertësh  i cili të punojë mbi projektet, të cilat janë duke u realizuar në të tria vendet. Parashikohet që linja e re hekurudhore t’u përgjigjet të gjitha kërkesave evropiane. Ka problem në lidhje me një segment të itinerarit - midis Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në afërsi me Liqenin e Ohrit, ku UNESKO-ja nuk lejon ndërtime. Gjatë muajit gusht projekti do të specifikohet, kurse gjatë muajit shtator do të ketë një takim të ri në Shqipëri të të tria administratave hekurudhore.

Pesë vjet nga përpjekja për grusht shteti në Turqi

Turqia shënon 5 vjet nga prova e pasuksesshme për grusht shteti, për të cilin autoritetet akuzojnë  predikuesin Fethullah Gulen, i cili po jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Në mbrëmjen e 15 korrikut 2016, kryengritësit u përpoqën të rrëzonin Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, duke përdorur njësitë ushtarake, tanket dhe avionët luftarakë. Vdiqën mbi 250 veta, kurse rreth 2000 u plagosën. “15 korriku është fitorja e popullit, e vullnetit të popullit, e atyre të cilët ia kanë dhënë zemrat demokracisë”, deklaroi në  një ceremoni përkujtimore në parlamentin në Ankara Erdogan, cituar nga BNR-programi “Horizont”. 5 vjet pas provës për grusht shteti Turqia është krejtësisht e ndryshuar - pas një spastrimi masiv në një numër sektorësh të pushtetit shtetëror, ajo është tanimë një republikë presidenciale, në marrëdhënie të tensionuara me aleatët e saj në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kurse valuta kombëtare është në nivelin e një të trete nga vlera e saj përpara 5 vjetëve.

Një ndërlidhës për gaz natyror lidh Greqinë dhe Maqedoninë Veriore

Në Athinë, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e një ndërlidhësi për gaz natyror, njoftoi portali informativ zoom.mk, cituar nga agjencia BGNES. Në firmosje ka marr pjesë dhe ambasadori amerikan në Greqi Geoffrey Pyatt.  Projekti është me vlerë rreth 100 milionë euro. Firmat e veta nën dokument i hodhën ministri grek i mjedisit dhe energjetikës Kostas Skrekas dhe ministri i ekonomisë i Maqedonisë Veriore Kreshnik Bekteshi, i cili theksoi se marrëveshja do t’i lejojë një diversifikim burimet e gazit natyror në të gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor. Projekti do të  krijojë rreth një mijë vende pune.

Një helikopter amerikan u ul papritur në qendër të Bukureshtit

Parada ajrore e planifikuar për Ditën e Forcave Ajrore Rumune dhe ceremonia me rastin e përfundimit të misionit të ushtarakëve rumunë në Afganistan, u anulua me urdhër të ministrit të mbrojtjes së Rumanisë Nicolae-Ionel Ciucă. Vendimi është marrë pasi gjatë ditës së enjte një helikopter amerikan, i cili ka marrë pjesë në prova, ka sinjalizuar për një problem teknik dhe ka qenë i detyruar të zbresë me urgjencë në qendër të Bukureshtit, mes trafikut të automobilave, njoftoi gazeta “Dnevnik”. Por, për fat të mirë, incidenti kaloi pa viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në ceremoninë mbi përfundimin e misionit, ushtarakët do të kalojnë nën Arkën Triumfale në sheshin “Viktoria”. Gjatë pranisë 19 vjeçare të ushtrisë rumune në Afganistan janë vrarë 27 rumunë dhe mbi 200 kanë qenë të plagosur.

Kufizime të reja Covid në Greqi

Masa të reja kufizuese kundër Covid-19 hyjnë në fuqi në Greqi nga data 16 korrik, transmetoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së Katja Peeva. Me urdhër të ministrit të shëndetësisë  Vassilis Kikilias deri në fund të muajit gusht në të gjitha lokalet në të mbyllur do të lejohen vetëm të vaksinuarit. Lokalet e natës në të hapur do të punojnë me një numër normal klientësh, pa njerëz në këmbë. Do të ndiqet rreptësisht për respektimin e distancës. Për pronarët e lokaleve, të cilët kanë shkelur rregulloret, janë parashikuar gjoba të kripura prej 2 mijë deri më 10 mijë euro dhe marrjen e licencës deri në dy muaj. Ata që nuk duan të vaksinohen mes punonjësve shëndetësorë dhe mes personelit të institucioneve /azileve për pleq/ do të duhet detyrimisht të dalin në një pushim pa pagesë. Kufizimet e reja çuan deri në protesta në qendër të kryeqytetit grek.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, economy.gov.mk, arkiv


Më shumë nga rubrika

Bujar Osmani

Bujar Osmani: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk bie ndesh me interesat e Shkupit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, deklaroi se propozimi për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë nuk bie ndesh me interesat e Shkupit. Sipas Osmanit, vendi i tij nuk ka pasur asnjëherë problem me njohjen e..

botuar më 21-10-07 6.00.MD
Angela Merkel

Një zgjidhje e menjëhershme e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit është e pamundur

Nuk mund të merren vendime të menjëhershme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse Bullgaria po përballet me zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Këtë e deklaroi kancelarja gjermane Angela..

botuar më 21-10-07 9.37.PD
Presidenti Rumen Radev

Në dialogun me Maqedoninë e Veriut Bullgaria mbron vlerat e BE -së

Në dialogun me Republikën e Maqedonisë së Veriut Bullgaria mbron jo vetëm interesat kombëtare, por mbi të gjitha vlerat e BE-së, të cilat bazohen në demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo u tha nga Presidenti Rumen Radev në një..

botuar më 21-10-05 11.11.PD