Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

184 vjet nga lindja e Apostullit të Lirisë

Foto: arkiv

"Republikë e Shenjtë dhe e Pastër" – për një Bullgari të tillë ëndërronte Apostulli i Lirisë - njeriu, i cili udhëtonte nëpër të gjithë territorin e saj që të themelojë komitetet revolucionare dhe të përgatisë atdheun për lirinë e tij. Sot, 18 korrik 2021, festojmë 184 vjeç nga lindja e Vasill Ivanov Kunçevit - Levski. Pranë vendeve që kujtojnë personalitetin dhe veprat e tij do të shtohet akoma një - në Bullgarinë Verilindore. Sonte banorët dhe mysafirët e Bashkisë së Vetrinos do të inaugurojnë monumentin e Vasill Levskit dhe do të vendosin kurora si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje.

Dita në të cilën ka lindur heroi ynë kombëtar është veçanërisht solemn për qytetin e tij të lindjes Karllovo. Këtë vit atje zhvillohet Tubimi i XXX Popullor, kushtuar 184 vjetorit të lindjes së Apostullit të Lirisë dhe festës së qytetit.

Dita festive do të fillojë me një liturgji solemne në tempullin "Shën Nikollaj" dhe me ritualin e ngritjes së flamujve të Bullgarisë dhe Karllovos, gjatë të cilit do të mirëpriten pjesëmarrësit në marshimin turistik kombëtar  “Në gjurmët e Levskit". Në mbrëmje do të zhvillohet mitingu tradiconal solemn me fishekzjarrë.

Idealet e Apostullit të Lirisë Bullgare jetojnë në zemrën e çdo bullgari patriotik. Por përkushtimi i atdheut, ashti siç e ka bërë Levski – me devotshmëri dhe duke sakrifikuar jetën e vet, sikurse është i pamundshëm në botën tonë moderne, ku dominojnë tundimet materiale dhe lufta për pushtet.

Para pak kohe ju takuam me një artist anonim për të cilin Levski është shumë më tepër se një hero i historisë sonë – ju ftojmë të lexoi botimin tonë: Vasill Levski është mision dhe frymëzim




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në parlament u mbajt një minutë heshtje për viktimat armene të vitit 1915

Përfaqësuesit e popullit nderuan në Parlament kujtimin e viktimave të shfarosjes masive të armenëve në Perandorinë Osmane me një minutë heshtje dhe në këmbë. 24 prilli është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Ngjarjeve të viteve 1915-1916...

botuar më 24-04-24 11.01.PD

45 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..

botuar më 24-04-10 6.05.PD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD