Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo vit 30 000 bullgarë diagnostikohen me kancer

Një qendër evropiane do të mbështesë parandalimin e kancerit

Foto: pixabay

Gjatë pothuajse afro 2 vjetëve të fundit bota jeton me frikën, rreziqet dhe betejën kundër Covid-19 dhe sikurse në disa momente që të gjithë ne harruam për “betejat” e tjera shëndetësore të njerëzimit.  Sipas statistikës, gjatë vitit 2020, në Bashkimin Evropian me lloje të ndryshme të kancerit janë diagnostikuar 2,7 milionë veta, kurse 1,3 milionë kanë vdekur si rezultat i një sëmundjeje prej kanceri.  Të dhënat për Bullgarinë nga dhjetëvjeçari i fundit tregojnë se numri i pacientëve të diagnostikuar rishtazi çdo vit është rreth 30 000 veta, që është me 10 000 raste më shumë në krahasim me periudhën përpara vitit 2000.

Çdo vetë i dytë në Evropë ndeshet me diagnozën e rëndë, kurse një në çdo pesë veta vdes nga kanceri. Dhe, nëse kthehemi përsëri mbi situatën e pandemisë, Covid-19 na mësoi  se nuk mundemi të luftojmë vetë kundër një kundërshtari kaq të paqartë dhe vdekjeprurës. Prandaj dhe Plani Evropian për luftë me kancerin është shtylla kryesore e të ashtuquajturit Bashkim Evropian të Shëndetit, të cilin Presidentja Ursula von der Leyen e njoftoi në nëntor 2020.

Hapi i parë nga ky plan  është Qendra e Njohurive në fushën e kancerit, themeluar nga Komisioni Evropian në korrik 2021. Ajo përbën një online platformë për grumbullimin e të dhënave dhe për këmbimin e përvojës, informacionit dhe iniciativave ligjvënëse midis mjekëve, farmacistëve dhe specialistëve shëndetësor në bashkësi, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare eurodeputeti Petër Vitanov , anëtar i Komisionit për Shëndetin Publik.

Petër Vitanov

“Kanceri është “vrasësi” më i madh i njerëzve të moshuar në Bashkimin Evropian në moshë mbi 65 vjeç. Dhe mjerisht në Evropën Lindore nga kanceri vdesin mjaft më tepër veta sesa në Evropën Perëndimore, kurse më e tmerrshmja është se Bullgaria është vendi  me jetëgjatësinë më të ulët në komunitet në tërësi ".

Sipas Vitanovit shkaqet për një pamje të tillë janë niveli i pamjaftueshëm i kujdesit shëndetësor, mungesa e profilaktikes dhe e prevencës.
“Qendra do të mbledhë dhe do të ofrojë të dhëna aktuale për sëmundjet e kancerit, do të ndjekë tendencat gjatë këtyre sëmundjeve, do të ndihmojë për formimin e politikave në sferën e profilaksisë. Më në veçanti në Bullgari ky është një problem jashtëzakonisht i rëndë. Nëse në Danimarkë 80% nga gratë midis 50 dhe 70 vjet u nënshtrohen vizitave profilaktike, në Bullgari, mjerisht kjo përqindje është mjaft më e ulët. Prandaj mendoj se me qendrën e re cilësia e shërbimit shëndetësor në Bullgari do të rritet, sepse do të mund të vihen në përdorim një sërë praktikash të mira nga vendet evropianoperëndimore” - nënvizoi eurodeputeti.

Sipas fjalëve të tij, pakësimi i çmimeve të ilaçeve për të sëmurët nga kanceri është me një rëndësi kyçe për një shërim me cilësi. Mundësia për porosi të përgjithshme nga Bashkimi Evropian do të pakësojë mangësinë e këtyre ilaçeve në disa shtete dhe në praktikë do të pakësohet vlera e medikamenteve. Kurse koordinimi i mirë  dhe informacioni për situatën në shtetet e ndryshme do të çojë deri në një shërim me një cilësi më të madhe të sëmundjes në çdo një nga shtetet në bashkim, mendon Petër Vitanov.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Nina Rangellovës, BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD