Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon punë Legjislatura e 46 e Kuvendit Popullor

Foto: Ani Petrova

Deputetja më e e moshuar - Mika Zajkova nga partia "Ka një popull të tillë" (ITN) do të bjerë zilen e parlamentit për të hapur Legjislaturën e 46 të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Vetëm tre muaj më parë, ajo përsëri qëndroi në tribunën parlamentare si kryetare e përkohshme, por jeta e Parlamentit të 45-të zgjati vetëm 25 ditë.

Dita e parë parlamentare do të kalojë në ndërtesën e vjetër dhe madhështore, mbi hyrjen qendrore të së cilës shkruhet motoja "Bashkimi e bën forcën". Deputetët do të betohen dhe duhet të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit Popullor dhe zëvendësit e tij. Pritet që edhe tani të propozohet Iva Miteva nga "Ka një popull të tillë". Forca e dytë politike, GERB, ndoshta nuk do të paraqesë kandidaturë të saj, ndërsa partia e tretë – Partia Socialiste Bullgare (BSP,) do të dalë me një vendim në momentin e fundit.

Pritet që në ditën e parë të punës të parashtrohet edhe propozimi për dëgjimin e dy ministrave - Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov dhe Ministri i Drejtësisë Janaki Stoillov. Arsyeja është kërkesa për ndërprerjen e hershme të mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu! Kriminelët jashtë" /“Ngrihu BG! Ne po vijmë!” - emri i ri i formacionit/.

Por detyra më e rëndësishme e deputetëve është zgjedhja e qeverisë së re.

Sipas procedurës, pas konsultimeve politike, Kreu i Shtetit ia jep mandatin për të formuar qeverinë e re fituesit në zgjedhje. Tani kjo është partia "Ka një popull të tillë". Nëse partia e showmanit Sllavi Trifonov nuk propozon një përbërje për qeverinë e re brenda shtatë ditësh, mandati do të shkojë tek kjo e fundit - koalicioni GERB-SDS. Nëse edhe ata dështojnë, Presidenti ka të drejtën të zgjedhë se cilit grup parlamentar do t'ia japë mandatin e tretë. Ka nevojë për një minimum prej 61 deputetësh dhe një kuorum prej 121 për të zgjedhur një kryeministër dhe më pas një kabinet. Në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, GERB-SDS - 63, "BSP për Bullgarinë" - 36, "Bullgaria Demokratike" - 34, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 29 dhe "Ngrihu BG! Ne po vijmë" -  13.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov: "Po e vazhdojmë ndryshimin" nuk është një parti presidenciale

Formacioni i ri në skenën politike bullgare - partia "Po e vazhdojmë ndryshimin", filloi takime me mbështetësit e saj. Qytetet e para të vizituara nga dy ish-ministrat në qeverinë teknike, Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, ishin qytetet e tyre të..

botuar më 21-09-28 12.07.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev: Bojko Borisov duhet të kandidojë për president

"Ka ardhur koha që Bojko Borisov të ndalojë përdorimin e partisë së tij si mburojë dhe të mbrojë nderin e saj duke kandiduar për president," tha para gazetarëve Presidenti Rumen Radev. Sipas tij, argumenti i GERB dhe partive të tjera për të mos..

botuar më 21-09-27 11.42.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Tension në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës Për shkak të vendimit të Prishtinës për të detyruar shoferët me targa serbe të vendosin targa të përkohshme të Kosovës kur hyjnë në vend, lindi një tension nëpër pikat kufitare midis..

botuar më 21-09-24 1.37.MD