Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon punë Legjislatura e 46 e Kuvendit Popullor

Foto: Ani Petrova

Deputetja më e e moshuar - Mika Zajkova nga partia "Ka një popull të tillë" (ITN) do të bjerë zilen e parlamentit për të hapur Legjislaturën e 46 të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Vetëm tre muaj më parë, ajo përsëri qëndroi në tribunën parlamentare si kryetare e përkohshme, por jeta e Parlamentit të 45-të zgjati vetëm 25 ditë.

Dita e parë parlamentare do të kalojë në ndërtesën e vjetër dhe madhështore, mbi hyrjen qendrore të së cilës shkruhet motoja "Bashkimi e bën forcën". Deputetët do të betohen dhe duhet të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit Popullor dhe zëvendësit e tij. Pritet që edhe tani të propozohet Iva Miteva nga "Ka një popull të tillë". Forca e dytë politike, GERB, ndoshta nuk do të paraqesë kandidaturë të saj, ndërsa partia e tretë – Partia Socialiste Bullgare (BSP,) do të dalë me një vendim në momentin e fundit.

Pritet që në ditën e parë të punës të parashtrohet edhe propozimi për dëgjimin e dy ministrave - Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov dhe Ministri i Drejtësisë Janaki Stoillov. Arsyeja është kërkesa për ndërprerjen e hershme të mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu! Kriminelët jashtë" /“Ngrihu BG! Ne po vijmë!” - emri i ri i formacionit/.

Por detyra më e rëndësishme e deputetëve është zgjedhja e qeverisë së re.

Sipas procedurës, pas konsultimeve politike, Kreu i Shtetit ia jep mandatin për të formuar qeverinë e re fituesit në zgjedhje. Tani kjo është partia "Ka një popull të tillë". Nëse partia e showmanit Sllavi Trifonov nuk propozon një përbërje për qeverinë e re brenda shtatë ditësh, mandati do të shkojë tek kjo e fundit - koalicioni GERB-SDS. Nëse edhe ata dështojnë, Presidenti ka të drejtën të zgjedhë se cilit grup parlamentar do t'ia japë mandatin e tretë. Ka nevojë për një minimum prej 61 deputetësh dhe një kuorum prej 121 për të zgjedhur një kryeministër dhe më pas një kabinet. Në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, GERB-SDS - 63, "BSP për Bullgarinë" - 36, "Bullgaria Demokratike" - 34, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 29 dhe "Ngrihu BG! Ne po vijmë" -  13.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev dhe Klaus Iohannis në nënshkrimin e një deklarate politike për partneritet strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë (Sofje, 15.03.2023)

Partneriteti strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë ishte në fokus në Bukuresht

Tryezë e rrumbullakët kushtuar përvjetorit të parë të partneritetit strategjik bullgaro-rumun u zhvillua në Bukuresht Instituti Diplomatik Rumun dhe Instituti Diplomatik Bullgar organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: "Bullgaria dhe Rumania..

botuar më 24-03-19 7.25.PD

A do të gjendet një formulë për qeverisjen në Bullgari?

Bullgaria është në prag të rotacionit të parë në historinë e saj demokratike, të rënë dakord 9 muaj më parë nga dy forcat e para parlamentare GERB-SDS dhe PP-DB, si kusht për formimin e qeverisë dhe një rrugëdalje nga kriza politike.  Megjithatë, a do..

botuar më 24-03-14 7.05.PD
Margaritis Shinas

Pas zgjedhjeve evropiane, pritet qartësi për anëtarësimin në Shengen еdhe nga toka

Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian , pres një vendim që Bullgaria dhe Rumania të mund t'i bashkohen Shengenit dhe në rrugë tokësore, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas . Progresi duhet të pritet në fund të këtij viti..

botuar më 24-03-13 9.57.PD