Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon punë Legjislatura e 46 e Kuvendit Popullor

Foto: Ani Petrova

Deputetja më e e moshuar - Mika Zajkova nga partia "Ka një popull të tillë" (ITN) do të bjerë zilen e parlamentit për të hapur Legjislaturën e 46 të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Vetëm tre muaj më parë, ajo përsëri qëndroi në tribunën parlamentare si kryetare e përkohshme, por jeta e Parlamentit të 45-të zgjati vetëm 25 ditë.

Dita e parë parlamentare do të kalojë në ndërtesën e vjetër dhe madhështore, mbi hyrjen qendrore të së cilës shkruhet motoja "Bashkimi e bën forcën". Deputetët do të betohen dhe duhet të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit Popullor dhe zëvendësit e tij. Pritet që edhe tani të propozohet Iva Miteva nga "Ka një popull të tillë". Forca e dytë politike, GERB, ndoshta nuk do të paraqesë kandidaturë të saj, ndërsa partia e tretë – Partia Socialiste Bullgare (BSP,) do të dalë me një vendim në momentin e fundit.

Pritet që në ditën e parë të punës të parashtrohet edhe propozimi për dëgjimin e dy ministrave - Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov dhe Ministri i Drejtësisë Janaki Stoillov. Arsyeja është kërkesa për ndërprerjen e hershme të mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu! Kriminelët jashtë" /“Ngrihu BG! Ne po vijmë!” - emri i ri i formacionit/.

Por detyra më e rëndësishme e deputetëve është zgjedhja e qeverisë së re.

Sipas procedurës, pas konsultimeve politike, Kreu i Shtetit ia jep mandatin për të formuar qeverinë e re fituesit në zgjedhje. Tani kjo është partia "Ka një popull të tillë". Nëse partia e showmanit Sllavi Trifonov nuk propozon një përbërje për qeverinë e re brenda shtatë ditësh, mandati do të shkojë tek kjo e fundit - koalicioni GERB-SDS. Nëse edhe ata dështojnë, Presidenti ka të drejtën të zgjedhë se cilit grup parlamentar do t'ia japë mandatin e tretë. Ka nevojë për një minimum prej 61 deputetësh dhe një kuorum prej 121 për të zgjedhur një kryeministër dhe më pas një kabinet. Në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, GERB-SDS - 63, "BSP për Bullgarinë" - 36, "Bullgaria Demokratike" - 34, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 29 dhe "Ngrihu BG! Ne po vijmë" -  13.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Situata në Afganistan – pikëpamjet bullgare

Situata në Afganistan është e ndërlikuar,  dhe prioriteti urgjent për Bullgarinë është evakuimi i qytetarëve tanë nga vendi , deklaroi ministri i jashtëm bullgar Svetllan Stoev gjatë kohës së Këshillit të Jashtëzakonshëm “Punë të Jashtme” të..

botuar më 21-08-20 10.38.PD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Nevojitet azhurnim i buxhetit që të përballemi me krizën shëndetësore dhe emigrantët

"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare . Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar..

botuar më 21-08-16 8.11.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Nuk dua të flas për zgjedhje të reja

Presidenti Rumen Radev tha se ende nuk ka vendosur se cilës force politike t’ia dorëzojë mandatin e tretë. Sipas tij, ende ka mundësi për t’u formuar një qeveri e re në kuadrin e Parlamentit të tanishëm . "Nuk dua të flas për zgjedhje të reja para se..

botuar më 21-08-13 6.49.MD