"Ka një popull të tillë" (ITN) ndryshoi krejtësisht pozitën e vet. Partia njoftoi se para se të paraqesë propozimin e saj të ri për përbërjen e qeverisë së ardhshme, ata do të konsultohen me formacionet nga të cilat presin mbështetje. Këtë e tha Ivajllo Vëllçev nga ITN pas një takimi të grupit parlamentar.
"Kjo që duhet të shpallet në Parlament do të shpallet në Parlament. Kjo që duhet të shpallet në bisedë me grupet e tjera parlamentare do të shpallet pikërisht në biseda të tilla, siç e kërkon dialogu profesional." tha Vëllçev .
Ju kujtojmë se disa ditë më parë partia njoftoi se do të propozonte një përbërje të re të qeverisë së saj pa negociuar me forcat e tjera politike.
Pak muaj para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në të gjithë BE-në midis 6 dhe 9 qershorit, dhe në kontekstin e pasigurt politik bullgar, Radan Kënev, eurodeputeti nga grupi PPE (Partia Popullore Evropiane), i zgjedhur nga lista e DB-së..
Drejtuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria Demokratike” (PP-DB) nuk kanë dalë ende me një koment zyrtar pas vendimit të kandidates për kryeministre të GERB, Maria Gabriel për të hequr dorë nga mandati i saj për të formuar një kabinet, e cila..
Shkëmbimi i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit në krye të shtetit, i rënë dakord 9 muaj më parë, mund të jetë në prag të dështimit. I ashtuquajturi rotacion midis kryeministrit në dorëheqje Nikollaj Denkov dhe zëvendës kryeministres Maria Gabriel..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit..
Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev..