Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë u takua me mjekët protestues nga "Porogov"

Ivan Maxharov
Foto: BGNES

Përfaqësuesit e mjekëve protestues nga Spitali i Urgjencës “Pirogov” u takuan me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Stojço Kacarov, duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të dalë nga tensioni për shkak të shkarkimit të profesorit Asen Balltov nga posti i drejtorit të spitalit.

Pas takimit nuk u bë e qartë nëse protestat e mjekëve nga spitali i akuzuar për vjedhjen e 1 milion levash (500 000 euro) nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përmes trajtimit fiktiv të pacientëve, do të ndalen, bëri të ditur reporterja Taja Millusheva. Kryetari i Bashkimit Mjekësor Bullgar, Ivan Maxharov, tha se rezultatet e inspektimit të arkës së spitalit, që çoi në heqjen e Prof. Balltov, do të shqyrtohen nga autoritetet kompetente. Të dyja palët shprehën besim në profesionalizmin e mjekëve nga "Pirogov" dhe u bashkuan rreth nevojës për reforma në shëndetësi.


Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Kirill Petkov është bërë ministër në kundërshtim me Kushtetutën

Dekreti i 10 majit i Presidentit Rumen Radev për emërimin e Kirill Petkovit si ministër i ekonomisë në qeverinë e parë të përkohshme të Stefan Janevit është jokushtetues. Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë , vendosi Gjykata Kushtetuese. Vendimi..

rinovuar më 21-10-27 3.04.MD

Presidenti Radev u takua me një delegacion të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut

Presidenti Rumen Radev priti një delegacion të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Kreu i shtetit vuri në dukje se zgjedhja e parlamentit të ri dhe e qeverisë së rregullt në Bullgari nuk do të thotë zhbllokim të rrugës për anëtarësimin e..

botuar më 21-10-27 2.45.MD
Drejtori i ri i BNR-së Milen Mitev

Milen Mitev është drejtori i ri i Radios Kombëtare Bullgare

Milen Mitev u zgjodh në krye të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ nga Këshilli për Mediat Elektronike me 4 vota. Milen Mitev, i cili drejtonte përkohësisht BNR-në pas dorëheqjes së Andon Balltakovit , u zgjodh në konkurrencë me Mitko..

rinovuar më 21-10-27 12.58.MD