Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Polina Trifonova u bë bullgarja e tretë, e cila do të garojë në pingpong në Lojërat Olimpike

4
Foto: arkiv

Polina Trifonova gjithmonë do të dëgjojë shpërthimet nga bombat që bien mbi aeroportin në Donetsk. Në ditën fatkeqe 26 maj 2014 ajo mori disa vendime - të largohet nga qyteti ukrainas, ku kaloi 13 vjet prej jetës së saj, të kthehet në atdhe dhe të bëjë edhe të pamundurën, por përsëri të garoj në nivelin më të lartë.  

Polina e cila ka lindur gjatë vitit 1992 në qytetin Kubrat, në familjen e një bullgari dhe të një ruseje do ta prezantojë vendin tonë në Lojërat Olimpike në Tokio në pingpong. Sipas ironisë së fatit, Daniela Gergellçeva - bullgarja e fundit dhe mezi e dyta në këtë sport, arrin deri në një forum më të lartë të ngjashëm pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj

Për pjesëmarrjen e saj në Tokio, sportistja bullgare merr vesh në momentin e fundit, pas refuzimit të Koresë së Veriut të përfshihet në olimpiadë. Kurse lajmi i parashikuar dhe i shumëpritur prej kohe vjen në telefon me fjalët “A je e ulur?”, të thëna nga trajneri i saj. Polina Trifonova stërvitet në Gjermani, ku tanimë për vit të tretë të radhës luan në Bundesligë. Kushtet e mira dhe kundërshtaret me të cilat mat forca në ndeshjet e ndihmojnë të përgatitet shkëlqyeshëm për kualifikimin evropian. Vetëm shansi i pakët e le si rezervë të parë për olimpiadën.


Nuk po bëj asgjë më të ndryshme, sepse shumë vonë e mora vesh se do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike - thotë Polina Trifonova. Dhe meqenëse nuk kam shumë kohë, vendosa të mos të rrezikoj dhe të përgatitem si deri tani. Mendoj se ky është vendimi i drejtë përpara një turneu të tillë të madh”.

Polina hyn në sallën e pingpongut kur është 9 vjeçe, kur familja e saj largohet për në Ukrainë. Babai i saj, një adhurues i madh i këtij sporti, këmbëngul që vajza e vogël të filloj të stërvitet. Por fillimi nuk është dhe kaq premtues. Polina shkon pa ndonjë dëshirë nëpër stërvitje, vetëm dhe vetëm që të mos e inatosë dhe ta zemërojë babin e saj.  

Por, më tërhoqën fitoret - kujtohet për kthesën e saj ajo. Vajta në garën e parë mbase 5-6 muaj, pasi kisha filluar të stërvitem, dhe fillova të fitoj kundër vajzave, të cilat ishin me nga dy vjet më të mëdha se unë dhe merreshin me pingpong prej kohe. Kjo më pëlqeu, kurse me të vërtetë u emocionova dhe u ndeza kur mora medaljen time të parë. Që të bëhesh i mirë në sportin tonë përveç punës së madhe kërkohet dhe një përqendrim, një reagim në çast, të rrufeshëm, një përgatitje të mirë fizike, mjeshtëri taktike. Por, aftësia më e rëndësishme është të mendosh shpejt gjatë kohës së ndeshjes.”

Në Ukrainë Polina grumbullon një përvojë të pasur dhe garon për vendin deri në moshën 22 vjeçe, kur për shkak të okupimit të Krimes dhe të ngjarjeve të mëvonshme të përgjakshme ka qenë e detyruar që të kthehet. Në arkivin e saj ajo ka dy tituj evropianë  me skuadrën e Ukrainës dhe katër tituj republikanë në vendin tonë. Pavarësisht se në këtë moment e ka përqendruar jetën e saj mbi pingpongun, ajo e ka siguruar të ardhmen e saj përmes një diplome universitare në gjuhë të huaja. Përveç gjuhëve të cilat ajo i zotëron shumë mirë si anglishtja, gjermanishtja, gjuha ukrainase dhe rusishtja, tani ajo po mëson gjuhën franceze, që të mund t’u përkushtohet mjeshtërive të saj të përkthimit ndonjë ditë të bukur.

Por, gjatë ditëve të ardhshme mendja, shpirti dhe trupi i saj do të jenë vetëm e vetëm olimpiadë. Dhe megjithëse ajo hyn në garë si një outsider, do t’i japin krahë entuziazmi dhe besimi, se nuk ka gjëra të pamundura.  


Dua që të mund të shijoj atmosferën, të gëzohem se ndodhem atje - shton Polina Trifonova. Dua që të luftoj, kur luaj. Dua që të më realizohen gjërat dhe t’u gëzohem sukseseve të mia. Desha të jap çdo gjë nga vetja ime. Dhe shpresoj që të ketë rezultat”.

Por, që ku do të vijë frymëzimi? “Pjesëmarrja në olimpiadë qe ëndrra ime fëmijërore dhe qëndrimi në fshatin olimpik mes sportistëve më të mirë në botë do të më jetë e mjaftueshme” përgjigjet vajza, e cila ka ikur nga bombat, që të mund të kthejë pamjet e fantazisë së saj nga fëmijëria në një ëndërr të realizuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /@bulgarianttf, arkiv personal, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të serisë "Masters 1000"

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të tenisit të serisë "Masters 1000" në Miami, pasi mundi polakun Hubert Hurkaç në një ndeshje që zgjati 2 orë e 41 minuta - 3:6, 6:3 dhe 7:6 (3). Dimitrov do të luajë për herë të parë në karrierë në..

botuar më 24-03-27 10.41.PD

Gjashtë medalje për atletët bullgarë me Sindromën Down

Gjashtë medalje fituan atletët bullgarë nga gara më e madhe për sportistë me Sindromën Down "TRISOME GAMES 2024" në resortin turk Antalia, njoftoi BTA. Aleksandër Asenov kthehet me dy tituj nga kampionati - në triatlon dhe në kërcim së gjati me një..

botuar më 24-03-26 6.08.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar do të luajë në 1/8 e finales së turneut në Majami

Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA) me një fond shpërblyes prej 8.9 milionë dollarësh. Tenisti i parë i Bullgarisë arriti një fitore vendimtare ndaj të 56-tit në renditjen botërore, Yannik..

botuar më 24-03-26 9.01.PD