Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin e Varnës po zhvillohet një garë kombëtare me dronë

Foto: fpv-bg.com

Gjatë viteve të fundit bashkësia e dronëve për gara në Bullgari po shtohet me ritme të shpejta. Në këtë është i bindur Anton Pulijski, kryetar i Bashkimit të shoqërisë së dronëve në Bullgari. Kurse në drejtësinë e fjalëve të tij do të mund të bindemi dhe që të gjithë ne gjatë kësaj të shtune dhe të diele, gjatë kohës së edicionit të katërt të garës me dronë fluturues MultiGP Varna 2021, në kuadrin e projektit Drone Arena. Mikpritës i iniciativës është parku Asparuhov në qytetin Varna, që do të lejojë një distancë të mjaftueshme midis pjesëve të veçanta, si dhe mes publikut, në përgjigje të kërkesave kundra epidemiologjike në vendin tonë.

Kurse organizatorët e MultiGP Varna 2021 premtojnë se në garë do të shikojmë disa nga pilotët më të mirë nga Bullgaria. Mjerisht për shkak të situatës së vazhdueshme epidemiologjike me Covid-19, në edicionin e sivjetshëm nuk do të ketë një pjesëmarrje ndërkombëtare, por çdo një i cili ka dëshirë, por jo dhe mundësi të marrë pjesë personalisht, mund të ndjekë garën online. Një nga qëllimet kryesore të shfaqjes është të mund të tërheqë interesin e një publiku gjithnjë e më të gjerë ndaj këtij sporti, kurse shumë shpejt përsëri të vijnë dhe sportistë prej shteteve të tjera.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Edicioni i Krishtlindjeve i “Kapana Fest” të Plovdivit po “klonohet” edhe në Sofje

Pazari për industritë kreative “Kapana Fest” në lagjen artistike të Plovdivit do të mbahet nga data 17 deri më 26 dhjetor. Por, përpara kësaj frymën e Krishtlindjes të kësaj lagjeje të Plovdivit do ta ndiejnë dhe adhuruesit e festivalit në Sofje,..

botuar më 21-12-04 11.25.PD

Peshku i kripur do të ketë festën e tij… në Sozopoll

Festa e peshkut të kripur? Sigurisht që do t’ju tingëllojë pak çuditshëm, por sivjet do të zhvillohet edicioni i tij i parë. Fare natyrshëm vendi i tij është buzë detit. Nëse jeni kureshtarë ndaj sekreteve të jetës bregdetare pas fundit të stinës..

botuar më 21-12-04 9.35.PD

Po shqyrtohet një kontroll më i rreptë i dhënies së shtetësisë bullgare kundrejt investimeve

Ministria e Drejtësisë propozoi masa për rritjen e kontrollit dhe transparencës në dhënien e shtetësisë bullgare kundrejt investimeve. Ato janë publikuar për diskutim publik dhe ofrojnë një mundësi për të vërtetuar në një mënyrë më të sigurt se..

botuar më 21-12-03 5.16.MD
Подкасти от БНР