Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Këtu pranë meje" – albumi i ri i këngëtares së re të muzikës pop Neli Petkova

Foto: nellypetkova.com

"Këtu pranë meje" është balada e cila ia dha titullin albumit të ri të Neli Petkovës. Kënga tregon për dashurinë që të jep forcën për t’i fshirë dhimbjet nga e kaluara që të mund të ecësh përpara.

Muzika është nga Spas Lazarov, Dejan Asenov dhe Neli Petkova, teksti është i Lora Dimitrovës dhe Jordan Botevit. Këngëtarja e talentuar është  bashkëautore e muzikës në pothuajse të gjitha këngët, disa prej tyre përmbajnë motive folklorike. Incizimet u realizuan në Bullgari dhe SHBA. Këngët në anglisht, të incizuara në Nju Jork, kanë autorë amerikanë. "Këtu pranë meje" Neli e interpreton në një duet me aktorin Viktor Kalev.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

"Jo për mua" – një këngë nga albumi i ri i grupit BTR

"Jo për mua, por për ty, do të gjej përsëri kuptim ... Pse të kem shumë gjëra, pasi nuk je pranë meje!" - Kjo është pjesë e tekstit të këngës "Jo për mua" në interpretim të grupit BTR, dhe të muzikantëve të ftuar Kirill Mariçkov dhe Valldi Totev,..

botuar më 21-10-11 12.45.MD
Ersin Mustafov dhe Tasho Kolev

Rok grupi Jeremy? Me një koncert të madh në Dubai

Pas një pezullimi dyvjeçar ndërkombëtar, për shkak të situatës globale me Covid-19, rok grupi Jeremy? përsëri po tërheq vëmendje mbi krijimtarinë e vet dhe Bullgarinë. Sonte (më 9 tetor) muzikantët do të japin një koncert në festivalin e parë për..

botuar më 21-10-09 8.55.PD

RIA dhe kënga e saj e parë "Ëndrra jonë"

Maria Mirosllavova, me pseudonimin artistik RIA, pak ditë më parë prezantoi këngën e saj të parë - "Ëndrra jonë". Maria është 19 vjeçe dhe merret me muzikë që nga mosha pesë vjeç. Ajo është vajza e dy muzikantëve të njohur – Maria dhe Mirosllav..

botuar më 21-10-08 9.34.PD