Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti duhet të shpallë pozitën e vet për bisedimet me Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministri Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Bisedimet me Republikën e Maqedonisë së Veriut po zhvillohen në dy drejtime – dialog i forcuar me politikanët maqedonas dhe me partnerët evropianë për sqarimin e pozitës bullgare, tha Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev. Rruga më e shkurtër është marrëveshja dypalëshe. Në qoftë se e arrijmë do të tregojmë se të dyja shtetet mund t’i zgjidhin problemet e rëndësishme, pa e angazhuar me këtë edhe BE-në.

Veprimet e qeverisë së përkohshme janë lidhur me deklaratën kornizë të Parlamentit. Parlamenti i rregullt duhet të analizojë atë që është arritur, shpjegoi Stoev.

Të drejtat e bullgarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të barabarta me ato të popujve të tjerë dhe kjo duhet të jetë shënuar në Kushtetutën e shtetit, bëri thirrje Ministri cituar nga BGNES.


Më shumë nga rubrika

Kërkesa për një certifikatë të gjelbër është në fuqi që nga 21 tetori

Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov hyri në fuqi në orën 00.00 të 21 tetorit. Sipas tij vendoset një kërkesë për një “certifikatë të gjelbër” për Covid-19. Certifikata do të jetë e nevojshme për të hyrë në dyqane të mëdha tregtare..

botuar më 21-10-21 5.05.PD

Parashikimi i motit për 21 tetorin

Të enjten do të jetë kryesisht me diell, deri në mesditë në viset e ulëta dukshmëria mund të zvogëlohet, por shpejt do të përmirësohet. Temperaturat maksimale ditore do të arrijnë midis 17 dhe 22 °, për Sofjen - deri në 19. Mbi bregdetin e..

botuar më 21-10-20 8.10.MD

Biznesi këmbëngul në ndryshimet në rendin për certifikatën e gjelbër

Përfaqësuesit e biznesit - anëtarë të Dhomës Bullgare të Tregtisë, këmbëngulin që të bëhen ndryshime në urdhrin që imponon masat e reja anti-epidemike. Ata kërkojnë që kërkesa për një “certifikatë të gjelbër” të shtyhet deri më 21 nëntor 2021, dhe që..

botuar më 21-10-20 7.21.MD