Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interpretuesit e njohur bullgarë Miro dhe Nina Nikolina në një bashkëpunim mjaft interesant

Kënga “Çamçakëzët” është nga albumi i ri i Miros “Mirogled” (“Botëkuptimi”), i cili u promovua gjatë muajit mars dhe bashkon 13 tituj të rinj. Në këngë Miro ikën nga stili i tij karakteristik melodik. Në aranzhim janë përfshirë timbre, të cilat u përngjajnë bandave “për dasma dhe funerale”, kaq të njohura në Ballkan. Në “Çamçakëzët” tregohet për synimin për grumbullimin e parave. Në interpretim do të dëgjoni dhe zërin e këngëtares Nina Nikolina

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

"Libër të mësoj, sukses të arrij"

Dita e parë shkollore gjithnjë është një festë për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Edhe fëmijët e rritur të zhytur në problemet e tyre adoleshente emocionohen, zgjedhin me kujdes veshjet e tyre dhe natyrisht blejnë lule për mësuesit e tyre..

botuar më 21-09-15 3.59.MD
Valerij Gergiev

Valerij Gergiev drejton Orkestrën Filarmonike të Sofjes në një koncert bamirësie

Në nismën për të ndërtuar një kompleks të ri muzikor në vendin tonë përfshihet dirigjenti Valerij Gergiev - një nga muzikantët më me ndikim të kohës sonë. Koncerti bamirës është më 10 shtator në orën 20:30. Solistët e Orkestrës Simfonike të Teatrit..

botuar më 21-09-10 4.37.MD

“Gjëmon Marica” – himni i Bashkimit të Bullgarisë

Ditën e Bashkimit të Bullgarisë tingëllon pa ndryshim një nga këngët emblematike të dekadave të fundit të shekullit XIX – një kohë në të vërtetë heroike për Bullgarinë. Këngën “ Gjëmon Marica ” e kënduan vullnetarët bullgarë, opëllçenas, në..

botuar më 21-09-06 6.00.PD