Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimi kundër Covid-19 u jep mësuesve dy ditë pushim

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Mësuesit do të marrin dy ditë pushim nëse vaksinohen kundër Covid-19. Kjo u njoftua nga Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov. Ai e argumentoi vendimin me sëmundjen e përkohshme që mësuesit mund të merrnin pas imunizimit.

Denkov sqaroi se deri më tani mësuesit e imunizuar janë nën 40 për qind, por theksoi se nuk planifikohet që vaksinat të bëhen të detyrueshme për mësuesit: “Kjo duhet të jetë një zgjedhje e vetëdijshme, por e bazuar në informacion të besueshëm”, tha ministri, duke shtuar se që nga fillimi i pandemisë, 120 mësues humbën betejën me Covid-19.